APOKALIPSI

Pas paqes së përkohëshme që do të sjell antikrishti fillon Lufta e Tretë Botërore.

«4 Një tjetër kalë doli jashtë, një kalë i kuq. Atij që i kishte hipur, iu dha pushtet që të prishte paqen mbi tokë dhe t’i bënte njerëzit të vrisnin njëri-tjetrin.   Atij iu dha një shpatë e madhe»Zbulesa 6:4.« 16Bisha dhe ata të dhjetë brirët që pe, do ta urrejnë gruan e përdalë. Do ta shkretojnë e do ta lënë lakuriq. Do t’i hanë mishin dhe do ta bëjnë shkrumb e hi me zjarr»Zbulesa17:16. «..brenda një dite mbi të do të bien murtaja të tilla si: vdekje, vajtim dhe zi buke. Ajo do të bëhet shkrumb në zjarr, sepse i fuqishëm është Zoti Perëndi që e gjykon atë          9 Mbretërit e dheut, që kanë kurvëruar dhe kanë bërë jetë të shthurur me të, do ta qajnë dhe do ta vajtojnë kur të shohin tymin e zjarrit ku digjet ajo.10 Të tmerruar nga mundimet e saj, ata do të qëndrojnë larg, duke thënë: ‘Mjerë, mjerë o qytet i madh i Babilonisë, o qytet i fuqishëm! Brenda një ore të erdhi gjykimi.’..21 Një ëngjëll i fortë mori një gur, sa një gur të madh mulliri, e hodhi në det dhe tha: "Kështu, me forcë të tillë, do të hidhet Babilonia, qyteti i madh për të mos u gjetur më(Perandorisë Globale të antikrishtit do ti vijë fundi nga Lufta e Tretë Botërore dhe nga Plagët e Apokalipsit)...»Zbulesa18.

Rikthimi i Jezus Krishtit

«7"Le të gëzohemi e të ngazëllohemi dhe le t’ia japin lavdinë Atij, sepse dita e dasmës së Qengjit ka ardhur dhe nusja(nusja simbolizon  Kishën e Jezusit) e Tij është bërë gati."8 I kanë dhënë të veshë një pëlhurë të hollë liri, të ndritshme dhe të pastër, sepse pëlhura e hollë e lirit përfaqëson veprat e drejta të shenjtërve(Jezusi kur të shfaqet me retë e qiellit do të rrëmbejë vetëm besimtarët e vërtetë,të mbijetuarit e Mundimit të Madh të antikrishtit).9 Atëherë engjëlli më tha: "Shkruaj: ‘Lum ata që janë ftuar në darkën e dasmës së Qengjit.’" Pastaj më tha: "Këto janë fjalët e vërteta të Perëndisë."»Zbulesa 19:7,8,9.                                             Armagedon:Beteja finale midis Jezus Krishtit dhe ushtrive të antikrishtit në Lindjen e Mesme.« 19Atëherë pashë bishën(antikrishtin) dhe mbretërit e dheut me ushtritë e tyre, të mbledhur për të bërë luftë kundër Atij që ishte hipur mbi kalë dhe kundër ushtrisë së Tij.20 Bisha u kap bashkë me profetin e rremë që kishte bërë shenjat para syve të saj. Me këto shenja ajo mashtroi ata që kishin marrë damkën e bishës dhe ata që kishin adhuruar statujën e saj; të dy u flakën të gjallë në liqenin e zjarrtë që digjet me squfur»Zbulesa 19:19,20.      Liqeni i zjarrtë është vëndi në të cilin do të dërgohen pas Gjyqit të Madh të Perëndisë shpirtrat e mëkatarëve të cilat ndodhen perkohësisht në Ferr.Të parët që do të hidhen në liqenin e zjarrtë janë antikrishti dhe profeti i rremë.Pas 1000 vjetëve atje do të dërgohen mëkatarët,djalli dhe demonët. Kur të rikthehet Jezus Krishti,djalli do të burgoset në qëndër të tokës për 1000 vjet.  «1 Pastaj pashë: një engjëll tjetër po zbriste prej qiellit me çelësin e Humnerës dhe me hekura të mëdha në dorë. 2 Ai e kapi Dragoin - Gjarprin e vjetër - Djallin, Satanin - dhe e lidhi në hekura për një mijë vjet. 3 E plandosi në Humnerë, e mbylli dhe e vulosi derën mbi të që të mos i ngashnjejë njerëzit derisa të plotësohen një mijë vjetët»Zbulesa 20:1,2,3.Pas 1000 vjetëve djalli do të lirohet nga burgu dhe do të mashtrojë banorët e tokës(njerëzit e paktë që do të mbijetojnë pas Fundit të Botës do të shtohen dhe do të jetojnë në paqe për 1000 vjet).  «  7 Pasi të kryhen një mijë vjet, Satani do të zgjidhet nga burgu i tij 8 dhe do të dalë të ngashnjejë popujt nga katër anët e botës - Gogë dhe Magogë - dhe do t’i bashkojë në luftë: numri i tyre është porsi rëra e detit.9 Edhe këta u tubuan në fushën e gjerë të botës, e rrethuan fushimin e shenjtërve dhe qytetin e dashur. Por, nga qielli zbriti zjarri dhe i përpiu. 10 Djalli - ngashnjyesi i tyre, që plandosur në liqenin e zjarrtë dhe të sulfurt, aty ku gjendet Egërsira dhe Profeti i rrejshëm: aty do të vuajnë ditë e natë në shekuj të shekujve»Zbulesa 20:7-10. Gjyqi i Madh I Perëndisë(1000 vjet pas Fundit të Botës).  « 12 Pashë edhe të vdekurit: të mëdhenj dhe të vegjël, në këmbë para fronit. Atëherë u hapën librat. U hap edhe një libër tjetër: libri i jetës. Të vdekurit u gjykuan sipas shkrimeve që ishin në libra - sipas veprave të tyre.  13 Deti i ktheu të vdekurit që ishin në të, po ashtu edhe Vdekja dhe Nëntoka(Ferri ku mekatarët vuajnë paraburgimin) i kthyen të vdekurit që ishin në to: të gjithë qenë gjykuar sipas veprave të veta.14 Atëherë edhe Vdekja dhe Nëntoka qenë hedhur në liqenin e zjarrtë. Liqeni i zjarrtë është vdekja e dytë» Zbulesa 20:11-15.          

Parajsa nga qielli zbret në tokën e re.Kryeqyteti i saj do të jetë Jeruzalemi i ri

«Pashë një qiell të ri dhe një tokë të re, sepse qielli i parë dhe toka e parë kishin kaluar dhe nuk kishte më det.Pashë edhe qytetin e shenjtë, Jeruzalemin e ri, duke zbritur nga qielli prej Perëndisë, të përgatitur si një nuse e stolisur për burrin e vet.Dëgjova një zë të lartë nga froni, që thoshte: "Ja, Perëndia e ka ngritur tendën mes njerëzve dhe do të banojë me ta. Ata do të jenë populli i Tij dhe Vetë Perëndia do të jetë me ta, e do të jetë Perëndia i tyre.... Frikacakët, ata që nuk besojnë, për të neveritshmit, vrasësit, të përdalët, magjistarët, idhujtarët dhe të gjithë gënjeshtarët do ta kenë vendin në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur; kjo është vdekja e dytë." Një nga shtatë engjëjt, që kishte të shtatë kupat plot me shtatë murtajat e fundit, erdhi dhe më foli, duke thënë: "Eja, do të të tregoj nusen, gruan e Qengjit."Më çoi në Frymë mbi një mal të madh e të lartë dhe më tregoi qytetin e shenjtë, Jeruzalemin, që zbriste nga qielli prej Perëndisë....Rruga e qytetit ishte prej ari të pastër, si një qelq i tejdukshëm.Nuk pashë ndonjë tempull në të, sepse Zoti Perëndi i Gjithëfuqishëm dhe Qengji janë tempulli i tij.Qyteti nuk ka nevojë për shkëlqimin e diellit ose të hënës, sepse atij i jep dritë lavdia e Perëndisë dhe llamba e tij është Qengji(Jezusi)...»Zbulesa 21.                                                                                       « Pastaj engjëlli më tregoi lumin e ujit të jetës, i kthjellët si kristal, që dilte nga froni i Perëndisë dhe i Qengjit.Teposhtë mesit të rrugës së qytetit; në të dy anët e lumit ishte pema e jetës që prodhon dymbëdhjetë lloje frytesh, duke dhënë frytin e saj çdo muaj. Gjethet e pemës shërbejnë për të shëruar kombet.Nuk do të ketë më asnjë mallkim; froni i Perëndisë dhe i Qengjit do të jetë në të dhe shërbëtorët e Tij do t’i shërbejnë Atij.Do t’i shohin fytyrën dhe emrin e Tij do ta kenë në ballë.Nuk do të ketë më natë dhe nuk do të kenë nevojë për dritën e llambës ose për dritën e diellit, sepse Zoti Perëndi do t’i ndriçojë dhe ata do të mbretërojnë për jetë të jetëve..Ja, unë po vij shpejt! Lum ai që i mban fjalët e profecisë së këtij libri»Zbulesa 12.

Profecitë e Biblës 2

Klikoni në këtë link për vazhdimin http://apokalipsi.webs.com/