APOKALIPSI

Kapitulli 13

Bisha nga deti:Antikrishti, Big Brother 666(“Vëllai i Madh” ). «1 Dhe dragoi (satani) qëndroi në ranishtën e detit. Pashë një bishë duke dalë nga deti(B.E.,Ringjallja e Perandorisë Romake) që kishte dhjetë brirë dhe shtatë koka; mbi brirët kishte dhjetë kurora mbretërore dhe mbi kokat kishte emra blasfemie » Zbulesa13:1.Deti simbolizon popujt kurse shtatë kokat dhe  dhjetë brirët simbolizojnë shtete të fuqishme dhe politikanë të Qeverisë Botërore.Antikrishti do të jetë udhëheqësi i Qeverisë Botërore(mundësisht Presidenti i Bashkimit Evropian) «15 Pastaj engjëlli më tha: "Ujërat që pe, aty ku rri ulur gruaja e përdalë, janë popujt,turmat, kombet dhe gjuhët»..9 Të shtatë kokat janë shtatë male(shtete të fuqishme), mbi të cilat rri ulur gruaja(B.E.)10 Ata janë shtatë mbretër(politikanë)...12 Të dhjetë brirët që pe, janë dhjetë mbretër(politikanët e fundit të Qeverisë Botërore), të cilët ende nuk kanë marrë mbretëri,por do të marrin pushtet si mbretër vetëm për një orë(për një kohë të shkurtër) bashkë me bishën(antikrishtin)»Zbulesa17:9-15.  «2 Bisha që pashë, i ngjante leopardit; këmbët i kishte si të ariut dhe gojën si të luanit. Dragoi(djalli) i dha bishës fuqinë e vet, fronin e vet dhe pushtet të madh.3 Pashë një nga kokat e saj të plagosur për vdekje(antikrishti do të plagoset,nga terroristët,Zbulesa13:14) por plaga e saj vdekjeprurëse u shërua(për shkak të një mrekullie). E tërë toka u mrekullua dhe shkoi pas bishës.5 Bishës iu dha gojë të fliste fjalë të mëdha e blasfemi dhe iu dha pushtet për të vepruar për dyzet e dy muaj.6 Bisha e hapi gojën duke blasfemuar kundër Perëndisë, duke sharë emrin e Tij, tabernakullin e Tij, domethënë ata që banojnë në qiell (Kjo Profeci ka filluar të realizohet.  Pas atyre që blasfimojnë Perëndinë,Jezusin dhe nënën e tij të shënjtë vepron fryma e antikrishtit).7 Asaj iu dha fuqi që të bënte luftë me shenjtërit dhe t’i mundte ata(Të krishterët do të akuzohen padrejtësisht si terroristë  sepse ata nuk do të marin vulën e djallit në dorën e djathtë.Historia do të përsëritet si në Perandorinë Romake ku Neroni akuzoi padrejtësisht të krishterët se ata i kishin vënë zjarrin Romës) ; asaj iu dha pushtet mbi çdo fis, popull, gjuhë dhe komb.8 Bishën do ta adhurojnë të gjithë ata që banojnë mbi tokë, emri i të cilëve nuk është shkruar që nga themelimi i botës në librin e jetës së Qengjit që është therur...10 Nëse dikush është caktuar për robëri, në robëri do të shkojë; nëse dikush vret me shpatë, me shpatë ka për t’u vrarë. Këtu qëndron durimi dhe besimi i shenjtërve(shumë të krishterë do të arrestohen dhe do të vriten)Zbulesa13:1-11.  Bisha nga Toka,Profeti i Rremë «11 Pastaj pashë një bishë tjetër duke dalë nga toka; ajo kishte dy brirë si të qengjit(dy sekte të krishtera mundësisht Kisha Katolike dhe ajo Ortodokse) por fliste si dragua.12 Ajo ushtronte të gjithë pushtetin e bishës së parë në prani të saj dhe e bënte tokën dhe ata që banojnë në të ta adhuronin bishën e parë(profeti i rremë,‹Gjon Pagëzori›i Satanit do ti shtrojë rrugën ardhjes së antikrishtit), së cilës i ishte shëruar plaga vdekjeprurëse.13 Bëri shenja të mëdha(sot në të gjitha sektet me fuqinë e satanit bëhen mrekulli të mëdha,2Selanikasve2:9), madje bëri që edhe zjarr të zbresë nga qielli në tokë përpara njerëzve.14 Për shkak të këtyre shenjave, që i lejohej t’i kryente përpara bishës, i mashtroi banorët e dheut, duke u thënë t’i ngrinin një statujë bishës që ishte plagosur nga shpata(arma), por që tani ishte kthyer në jetë(Antikrishti do të luftojë midis jetës dhe vdekjes por më në fund do të shërohet për shkak të një mrekullie që do të kryej satani.Ai do të imitojë sakrificën  e Jezus Krishtit dhe e gjithë Bota do ta adhurojë  duke thënë se ai u sakrifikua për Paqen Globale.Atje ku sot ndodhet Tempulli i Solomonit për nder të tij do të ngrihet një idhull,mundësisht një statujë).15 Asaj iu dha fuqi që t’i jepte jetë statujës së bishës së parë(statuja e antikrishtit), që kjo të fliste dhe t’i bënte të vriteshin të gjithë ata që nuk pranonin ta adhuronin statujën e bishës. Antikrishti, Big Brother 666(“Vëllai i Madh”).Sot po bëhet një punë e madhe për instalimin e aparaturave  të sofistikuara të përgjimit.Satelitët spiunë,kamerat e përgjimit që po instalohen në cdo rrugë përgjimi i telefonatave,përpjekja për të kontrolluar cdo qënie njerëzore në Botë   dëshmojnë se po afrohet diktatura e antikrishtit i cili do të luftojë me Popullin e Perëndisë . 16Ajo i detyroi të gjithë, të vegjël e të mëdhenj, të pasur e të varfër, të lirë dhe skllevër, të merrnin një damkë në dorën e djathtë(bar code 666), ose në ballë,17 që të mos kishte njeri në gjendje të blinte ose të shiste, veç atij që kishte damkën, emrin e bishës ose numrin e emrit të saj.18 Këtu qëndron mençuria. Ai që ka mend, le ta llogarisë numrin e bishës, sepse është numër njeriu; ky numër është gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë (shumë detaje për antikrishtin dhe profetin e rremë jepen në faqen e parë, “Apokalipsi-Faqja e Pare” )»Zbulesa13:11-18.

Kapitulli 14

« 1  Pastaj vështrova, dhe ja, Qengji po qëndronte në malin Sion dhe me Të ishin njëqind e dyzet e katër mijë(të krishterët me origjinë hebreje,Zbulesa7:4), që kishin emrin e Tij dhe emrin e Atit të Tij të shkruar në ballë...4 Këta janë ata që nuk kanë ndotur veten me gra( në mënyrë simbolike janë të pastër nga mëkatet ), sepse janë të virgjër. Këta janë ata që i shkojnë pas Qengjit kudo që shkon. Këta janë blerë midis njerëzve si fryt i parë për Perëndinë dhe për Qengjin.5 Në gojën e tyre nuk u gjet asnjë gënjeshtër; ata janë pa të meta»Zbulesa14:1,4,5.    Predikimi i Ungjillit në të gjithë Globin(Zbulesa14:6,7) «14 Ky ungjill i mbretërisë do të predikohet në mbarë botën si dëshmi për të gjitha kombet dhe atëherë do të vijë fundi»Mateu24:14.                                                                                                              Profecitë për fundin e Perandorisë Globale të antikrishtit.« 8Një engjëll tjetër i dytë erdhi pas, duke thënë: "Ra, ra Babilonia e madhe, ajo që i bëri të gjitha kombet të pinë verën e tërbimit të imoralitetit të saj."9 Një engjëll tjetër i tretë erdhi pas tyre, duke thënë me zë të lartë: "Nëse dikush adhuron bishën dhe statujën e saj dhe merr një damkë në ballë ose në dorë,10 edhe ai do të pijë nga vera e zemërimit të Perëndisë, që është derdhur e papërzier në kupën e zemërimit të Tij dhe do të torturohet me zjarr dhe squfur përpara engjëjve të shenjtë dhe përpara Qengjit.11 Tymi i torturimit të tyre ngjitet në jetë të jetëve. Ata, që adhurojnë bishën dhe statujën e saj dhe kushdo që merr damkën e emrit të saj, nuk do të kenë prehje as ditë as natë."12 Këtu qëndron durimi i shenjtërve që u binden urdhërimeve të Perëndisë dhe i qëndrojnë besnik Jezusit(besimtarët e vërtetë nuk do të marin vulën e djallit,Barcode 666 në dorën e djathtë).13 Dëgjova një zë nga qielli, që thoshte: "Shkruaj: ‘Lum të vdekurit që vdesin tani e tutje në Zotin!’" "Po", thotë Fryma: "ata do të pushojnë nga mundimi i tyre, sepse veprat e tyre do t’u shkojnë pas(antikrishti do të vrasë shumë të krishterë)."14 Vështrova, dhe ja, para meje ishte një re e bardhë dhe mbi të ishte ulur një si bir njeriu, që kishte në kokë një kurorë prej ari dhe në dorë një drapër të mprehtë....18 Një engjëll tjetër, ai që ka pushtet mbi zjarrin, doli nga altari dhe i thirri me zë të lartë atij që kishte draprin e mprehtë: "Merr draprin tënd të mprehtë dhe vil bistakët e vreshtit të tokës, sepse rrushtë janë pjekur."19 Engjëlli hodhi draprin e vet në tokë, voli vreshtin e tokës dhe i hodhi rrushtë në vençën e madhe të zemërimit të Perëndisë.20 Vença u shkel me këmbë jashtë qytetit dhe prej saj doli gjak që arrinte deri te frerët e kuajve, në një largësi prej një mijë e gjashtëqind stadesh(miliarda njerëz do të vdesin nga plagët e apokalipsit)»Zbulesa14:8-20.

7 Plagët e fundit

« 1 Pashë në qiell një shenjë tjetër, të madhe dhe të mrekullueshme: shtatë engjëj që kishin shtatë murtajat e fundit. Ishin të fundit, sepse me to u plotësua zemërimi i Perëndisë.2 Dhe pashë një si det të qelqtë të përzier me zjarr dhe ata që dolën fitimtarë mbi bishën, mbi statujën e saj dhe mbi numrin e emrit të saj. Ata qëndronin mbi detin e qelqtë, duke mbajtur harpat e Perëndisë....5 Pas këtyre vështrova, dhe në qiell u hap tempulli, domethënë tabernakulli i dëshmisë.6 Shtatë engjëjt që kishin shtatë murtajat dolën nga tempulli, të veshur me të linjta të pastra e të ndritshme dhe me breza ari ngjeshur rreth kraharorit.7 Një nga katër krijesat u dha të shtatë engjëjve shtatë kupa ari mbushur me zemërimin e Perëndisë, që jeton në jetë të jetëve...»Zbulesa15:1-8.                                                                                                             Plagët e fundit do të jenë më të mëdha se plagët për të cilat flitet  në kapitullin e tetë.Plagët e para(Kapitulli 8) do të sjellin një shkatërrim të pjesshëm të Tokës kurse ato të fundit një shkatërrim të plotë.Ato ngjajnë me plagët që përmënden në librin e Eksodit.                                                                                                Plagët e fundit«1 Dëgjova një zë të lartë nga tempulli, që u thoshte të shtatë engjëjve: "Shkoni dhe derdhini mbi tokë të shtatë kupat e zemërimit të Perëndisë."2 Engjëlli i parë u largua dhe e derdhi kupën e vet mbi tokë; një plagë e ligë dhe e dhimbshme iu bë njerëzve që kishin damkën e bishës(barcode666) dhe atyre që adhuronin statujën e saj»Zbulesa16:1,2.«Pastaj Zoti u tha Moisiut dhe Aaronit: "Merrni ca grushte hi furre, dhe Moisiu ta shpërndajë atë drejt qiellit në sytë e Faraonit. Ai do të bëhet një pluhur i imët në të gjithë vendin e Egjiptit, dhe do të shkaktojë ulcera që do të përftojnë puçrra me qelb te njerëzit dhe te kafshët në të gjithë vendin e Egjiptit". Atëherë ata morën hi furre dhe u paraqitën para Faraonit; dhe Moisiu e shpërndau drejt qiellit, dhe ai shkaktoi ulcera që përftuan puçrra te njerëzit dhe te kafshët»Eksodi 9:8,9,10. «3 I dyti e derdhi kupën e vet në det dhe u kthye në gjak si i gjaku i një të vdekuri. Çdo gjë e gjallë në det ngordhi.4 I treti e zbrasi kupën e vet në lumenjtë dhe në burimet e ujërave, të cilët u kthyen në gjak.5 Dëgjova engjëllin e ujërave të thotë: "I drejtë je Ti, që je dhe që ishe, o i Shenjtë, sepse kështu ke gjykuar.6 Ata derdhën gjakun e shenjtërve dhe të profetëve dhe Ti u dhe të pinë gjak, siç e meritojnë."»Zbulesa16:3,4,5,6.«19 Zoti i tha Moisiut : “Thuaj Aronit: Merre shkopin tënd dhe shtrije dorën tënde përmbi ujërat e Egjiptit, mbi lumenjtë e tij, mbi përrenjtë, mbi kënetat dhe mbi të gjithë liqenet me ujë, që të shndërrohen në gjak. Kështu le të jetë gjak në mbarë dheun e Egjiptit, qoftë në enë druri qoftë në ato guri.” 20 Po kështu bënë Moisiu dhe Aroni si u kishte urdhëruar Zoti. E çoi lart shkopin, i ra ujit të lumit në praninë e faraonit dhe të shërbëtorëve të tij. Uji u shndërrua në gjak. 21 Peshqit që ishin në Lumë, ngordhën, mbarë lumi u qelb. Egjiptianët nuk mund ta pinin ujin e Lumit. Mbarë dheun e Egjiptit e kishte përfshirë gjaku»Eksodi7:19-21.« 8I katërti e derdhi kupën e vet mbi diell, të cilit iu dha fuqi t’i përcëllonte njerëzit me zjarr(temperatura shumë të larta).9 Njerëzit u përcëlluan nga nxehtësia e madhe dhe blasfemuan emrin e Perëndisë, që ka pushtet mbi këto murtaja; ata nuk u penduan që t’i jepnin Atij lavdi.10 I pesti e derdhi kupën e vet mbi fronin e bishës dhe mbretëria e saj u errësua. Njerëzit kafshonin gjuhën nga dhimbja.11 Ata blasfemuan Perëndinë e qiellit për dhimbjet që kishin e për plagët dhe nuk u penduan për ato që kishin bërë»Zbulesa16:8-11.«21 Atëherë Zoti i tha Moisiut: “Çoje dorën tënde drejt qiellit dhe le të bjerë terri mbi dheun e Egjiptit, terr aq i dendur sa të mund të preket!” 22 Moisiu e çoi dorën drejt qiellit dhe ra një errësirë e tmerrshme për tri ditë rresht mbi mbarë dheun e Egjiptit. 23 Askush nuk mundi ta shohë askënd për tri ditë dhe askush s’luajti për ato ditë prej vendit...»Eksodi10:21,22,23.«12 I gjashti e derdhi kupën e vet në lumin e madh Eufrat(Lumi i Eufratit kalonte ne Babiloni,ne Irakun e sotëm) e  uji i të cilit u tha, që të përgatiste udhën e mbretërve nga lindja(Azia Lindore).13 Pashë tri frymë të papastra si bretkosa, që dilnin nga goja e dragoit(satanit), nga goja e bishës(antikrishtit) dhe nga goja e profetit të rremë(Papës së Romës).14 Ato janë frymë demonësh, që bëjnë shenja dhe shkojnë te mbretërit e tërë botës, që t’i mbledhin për luftën e ditës së madhe të Perëndisë së Gjithëfuqishëm....16 U mblodhën në vendin që në hebraishte quhet Armagedon(beteja midis ushtrive të antikrishtit dhe Perëndisë në Lindjen e Mesme).17 I shtati e derdhi kupën e vet në ajër dhe një zë i lartë doli nga tempulli prej fronit, duke thënë: "U bë!"18 Pasuan vetëtima, gjëmime dhe bubullima. Ra një tërmet kaq i madh, sa i atillë nuk kishte ndodhur që kur ka qenë njeriu mbi tokë.19 Qyteti i madh(mundësisht Brukseli) u shqye në tri pjesë dhe qytetet e kombeve u shembën. Perëndisë iu kujtua Babilonia e madhe dhe i dha asaj kupën e mbushur me verën e zemërimit të Vet të zjarrtë.20 Të gjithë ishujt u zhdukën dhe malet u bënë firë.21 Kokrra të mëdha breshëri sa një një talent u ranë njerëzve mbi kokë nga qielli. Njerëzit blasfemuan Perëndinë prej plagëve, sepse kaq të tmerrshme ishin plagët që shkaktonte breshëri»Zbulesa16:17-21.

Kapitulli 17

3 Pastaj më çoi në Frymë në një vend të shkretë dhe aty pashë një grua të ulur mbi një bishë të kuqe të ndezur, plot me emra blasfemues, që kishte shtatë koka dhe dhjetë brirë...5 Në ballë kishte të shkruar një emër, një mister: "BABILONIA E MADHE, NËNA E TË PËRDALAVE DHE E NEVERIVE TË DHEUT."6 Pashë që gruaja ishte dehur me gjakun e shenjtërve dhe me gjakun e dëshmitarëve të Jezusit. Kur e pashë, u habita pa masë.7 Engjëlli më tha: "Pse habitesh? Unë do të ta tregoj misterin e gruas dhe të bishës që e mban, që ka shtatë koka dhe dhjetë brirë.8 Bisha që pe, ishte dikur dhe tani nuk është. Ajo do të ngrihet nga humnera(nga bota e të vdekurve) dhe do të shkojë drejt shkatërrimit të saj. Ata që banojnë në tokë, emri i të cilëve nuk është shkruar në librin e jetës që nga themelimi i botës, do të habiten kur të shohin bishën(antikrishtin), që dikur ishte, tani nuk është dhe megjithatë do të vijë(plaga vdekjeprurëse e antikrishtit do të shërohet dhe ai do të shfaqet përsëri në skenën politike,Zbulesa13:14).9 Kjo kërkon mendje me mençuri. Të shtatë kokat janë shtatë male(shtete të fuqishme), mbi të cilat rri ulur gruaja.10 Ata janë shtatë mbretër(politikanë,udhëheqës të Qeverisë Botërore): pesë kanë rënë, njëri është dhe tjetri nuk ka ardhur ende. Kur të vijë, ai duhet të qëndrojë për njëfarë kohë.11 Bisha që ishte dikur, por që tani nuk është, është i teti(antikrishti) dhe është një nga të shtatët, që shkon drejt shkatërrimit.12 Të dhjetë brirët që pe, janë dhjetë mbretër(dhjetë udhëheqësit e fundit të Qeverisë Botërore), të cilët ende nuk kanë marrë mbretëri, por do të marrin pushtet si mbretër vetëm për një orë(për një kohë të shkurtër) bashkë me bishën(antikrishtin).13 Këta kanë një qëllim të vetëm: t’ia japin fuqinë dhe pushtetin e tyre bishës.14 Këta do të bëjnë luftë kundër Qengjit(beteja e Armagedonës) dhe Qengji(Jezusi) do t’i mundë, sepse është Zot i zotërve dhe Mbret i mbretërve dhe ata që janë me Të, janë të thirrurit, të zgjedhurit e besnikët."15 Pastaj engjëlli më tha: "Ujërat që pe, aty ku rri ulur gruaja e përdalë, janë popujt, turmat, kombet dhe gjuhët.16 Bisha dhe ata të dhjetë brirët që pe, do ta urrejnë gruan e përdalë. Do ta shkretojnë e do ta lënë lakuriq. Do t’i hanë mishin dhe do ta bëjnë shkrumb e hi me zjarr(Lufta e tretë Botërore)..18 Gruaja që pe, është qyteti i madh që mbretëron mbi mbretërit e dheut."

Komploti Botëror për Globalizimin me moton:një Planet një Shtet një Qeveri Botërore me udhëheqës antikrishtin.

«Dhe ai më foli kështu: "Kafsha e katërt do të jetë një mbretëri e katërt mbi tokë, që do të jetë ndryshe nga të gjitha mbretëritë e tjera, dhe do të hajë tërë tokën(të gjitha shtetet e Botës), do ta shkelë dhe do ta thërrmojë.Dhjetë brirët janë dhjetë mbretër që do të dalin nga kjo mbretëri; mbas tyre do të dalë një tjetër, që do të jetë ndryshe nga të mëparshmit ..Ai do të flasë fjalë kundër Shumë të Lartit, do të përndjekë shenjtorët e Shumë të Lartit me qëllim që t`i shfarosë dhe do të mendojë të ndryshojë kohërat dhe ligjin( do të sjellë“ligjin”e mëkatit )»Daniel 7:23-28  «..përmbi krahun e Tempullit do të jetë Ndyrësia e shkatërrimit(në Tempullin e Solomonit do të vendoset idhulli,statuja e antikrishtit)...»Daniel 9:27,Mateu24:15,Zbulesa13:14. «4 Ai do ta kundërshtojë dhe do ta lartësojë veten mbi çdo qenie të quajtur Perëndi ose objekt adhurimi, që të arrijë të ulet në tempullin e Perëndisë, duke shpallur veten Perëndi.5 A nuk ju kujtohet se kur isha ende me ju, jua thosha këto gjëra?6 Dhe tani e dini çka e ndalon atë, që ai të shfaqet në kohën e duhur.7 Sepse misteri i paudhësisë është tashmë në veprim dhe kështu do të vazhdojë derisa ai që e pengon tani, të mos jetë më i pranishëm(i hapet rruga satanit për të kryer mrekulli dhe shënja të mëdha)...9 Ardhja e të paudhit do të jetë sipas veprimit të Satanit, plot fuqi, shenja dhe mrekulli të rreme...»2Selanikasve2:1-17.                                              ...vazhdon në faqen tjetër:Zbulesa e Gjonit 3