APOKALIPSI

Zbulesa e Gjonit

Në Librin e fundit të Dhjatës së Re flitet për zbulesën që Gjoni mori ndërsa qëndronte në ishullin e Patmosit.Libri i Zbulesës  flet për brezin tonë dhe për epokën në te cilën jetojmë. Shumë prej kapitujve të këtij libri janë të vështirë për tu kuptuar e shpjeguar .Ky shkrim ka për qëllim që tju ndihmojë për të kuptuar misteret e Zbulesës. Kapitulli 1« 9 Unë, Gjoni, vëllai juaj dhe pjesëmarrës bashkë me ju në mundimin, mbretërinë dhe durimin që janë në Jezusin, isha në ishullin që quhej Patmos, për shkak të fjalës së Perëndisë dhe të dëshmisë së Jezusit.që thoshte: "Shkruaji në një libër ato që sheh dhe dërgojua shtatë kishave: në Efes, në Smirnë, në Pergam, në Tiatirë, në Sardë, në Filadelfi dhe në Laodiki."....20 Misteri i shtatë yjeve që pe në të djathtën Time dhe i shtatë shandanëve prej ari është ky: shtatë yjet janë engjëjt e shtatë kishave dhe shtatë shandanët janë shtatë kishat."»Kapitulli 2«1 "Engjëllit të kishës në Efes shkruaji:...3 Me durim të madh vuajte për hir të emrit Tim dhe nuk je lodhur.4 Por kam këtë si qortim për ty: e ke braktisur dashurinë tënde të parë».C farë është dashuria e parë?Përgjigjen e kësaj pyetjeje e marim duke lexuar këto vargje:«26 "Nëse ndokush vjen tek Unë dhe nuk urren atin, nënën, gruan, fëmijët, vëllezërit dhe motrat e vet, madje edhe jetën e vet, ai nuk mund të jetë dishepulli Im.27 Dhe, kushdo që nuk mban kryqin e vet e nuk vjen pas Meje, nuk mund të jetë dishepulli Im»Lluka 14:26,27.Një besimtar i vërtetë duhet ti dojë njerëzit e familjes por vendin e parë duhet tja japë Perëndisë.Në qoftë se njerëzit e tij të afërt bëhen pengesë në rrugën e besimit që ai po ndjekë atëherë ai duhet ti mohojë ata madje edhe jetën e vet në kuptimin se rruga drejt qiellit nuk është e shtruar me lule por është një rrugë e ngushtë dhe e vështirë dhe besimtari do të përballohet me probleme të shumta.Jezusi u pati thënë dishepujve të vet se ata që do ta ndiqnin mund të shkonin drejt persekutimit e vdekjes.Diakoni Shtjefën, u vra me gurë në Jeruzalem  për shkak të besimit të tij tek Jezusi.Edhe perandorët romakë u përpoqen ta mbysnin me gjak Kishen e Krishtit. Nuk ka asnjë epokë, në të cilën Kisha nuk është vaditur me gjakun e dëshmimtarëve të Krishtit.«8 Engjëllit të kishës në Smirnë shkruaji: Këto thotë i Pari dhe i Fundit, i cili ishte i vdekur dhe u kthye në jetë :9 ‘E di mundimin dhe varfërinë tënde (megjithëse je i pasur); e di blasfeminë që të bënë ata që e quajnë veten judenj dhe nuk janë, por janë një sinagogë e Satanit.10 Të mos kesh fare frikë për ato që do të vuash. Ja, djalli do t’i hedhë disa prej jush në burg për t’ju vënë në provë, dhe do të kaloni mundime për dhjetë ditë. Qëndro besnik deri në vdekje dhe do të të jap kurorën e jetës»Zbulesa 2:8,9,10.Besimtarët e kishës në Smirnë ishin besimtar të vërtetë sepse ata ishin të varfër dhe nuk e mohuan emrin e Jezusit megjithëse besimi i tyre po kalonte në prova të ndryshme. Në këto vargje të Biblës duket qartë se vullneti i Perëndisë është që të krishterët nuk duhet të jenë të pasur.Jezusi i lavdëron dhe i inkurajon besimtarët e varfër të Smirnit.Doktrina e quajtur shpesh mësimi i begatisë, thotë se begatia materiale është shenja e bekimit të Perëndisë. Bibla dokumenton jetët e shumë burrave dhe grave të perëndishme, përfshi  Palin dhe dishepujt e Jezusit, të cilët përjetuan kohë ngushtice dhe varfërie materiale (2 Korintasve 6:3-10). Vetë Jezusi tha se Ai nuk kishte asnjë vend ku të vinte kokën (Mateu 8:20).Ideja se zotërimi i pasurisë është automatikisht një shenjë e bekimit të Perëndisë mbi një të krishterë është një gabim. Ne nuk duhet të kemi turp nga të qenit i varfër, nëse kjo është gjendja jonë.Në vargun e nëntë Jezusi quan Sinagogë e Satanit ata Judenjë që thoshnin se duhet të zbatojmë urdhërimet e Moisiut që të shpëtohemi.Sot “Sinagogë e satanit” janë të gjitha ato kisha që predikojnë urdhërimet e Dhjatës së Vjetër ,të cilat Jezusi i shfuqizojë si psh. të dhjetat, ditën e «shtatë»(adventistët) etj.«24 Pasi morëm vesh se disa prej tanëve ‑ por pa lejen tonë ‑ [erdhën] ju trazuan me disa fjalë dhe jua shqetësuan shpirtin duke thënë se ju duhet të rrethpriteni dhe të zbatoni ligjin e Moisiut...25 ne, prandaj, caktuam, në përkim të plotë të të gjithëve, të zgjedhim disa njerëz e t’i dërgojmë ndër ju...28 Përfunduam, pra, që Shpirti Shenjt dhe ne të mos ju ngarkojmë asnjë barrë tjetër përmbi ato që janë të nevojshme: 29 të ruheni prej mishit të flijuar idhujve, prej gjakut, prej mishit të bagëtisë së furur ose të mbytur në ujë dhe prej fëlligështisë»»Veprat e Apostujve 15:24-29.Letra e dërguar Kishës së Pergamit «14 Por kam diçka pak kundër teje: janë disa te ti që e ndjekin mësimin e Balaamit, i cili e udhëzoi Balakun t’u vinte leqe bijve të Izraelit për të ngrënë mishin e flijuar idhujve dhe të jepen pas fëlligështisë(mardhëniet seksuale jashtë martesës )»Zbulesa 2:14.Idhujt janë perënditë e rreme «12 Farkëtari e punon sakicën në prush, me çekiç i jep trajtën, me dorë të fuqishme e trajton; pëson uri, fuqia i lodhet, ujë nuk pi dhe lodhet e këputet. 13 Gdhendësi në dru e shtrin gjedhen, e shënon atë me thumbat e punon pastaj atë me dalta e me përgjel dhe trajton një fytyrë njeriu, një figurë të bukur njeriu për ta vënë në tempull. 14 Pret për vete cedrat, merr një ilqe ose një lis që qëndronin mes lëndëve të pyllit; ose ka mbjellë një pishë që e ushqen shiu. 15 Këto janë bërë që njeriu t’i djegë; i merr njeriu ndonjë prej tyre për t’u ngrohur, i ndez dhe pjek bukë. Por, prej tyre punon zotin dhe e adhuron, punon një trupore e bie përmbys para saj! 16 Gjysmën e saj e djeg në zjarr, mbi prush pjek mishin, ha mishin e pjekur e kënaqet, nxehet e thotë: ‘Oh bre, ç’u ngroha, u kënaqa bri zjarrit!’ 17 Kurse me tepricën e saj punoi zotin, trupore për vete; bie përmbys para saj dhe e adhuron dhe i lutet duke thënë: ‘Më shpëto, sepse je zoti im!’(perënditë e induistëve dhe besimeve të tjera,‹yjet› e muzikës dhe kinemasë, ikonat dhe statujat e kishës ortodokse dhe katolike ....që adhurohen nga njerëzit janë idhuj)»Isaia 44:9-17.«20 Megjithatë, njerëzit që nuk u vranë nga këto plagë, nuk u kthyen nga veprat e duarve të veta; por vazhduan të adhurojnë djajtë, idhujt e artë, të argjendtë, të bronztë, të hekurt, të drunjtë, që nuk mund të shohin, as të dëgjojnë as të ecin».Zbulesa 9:20.«1 Lidhur me mishrat e flijuara idhujve dihet se të gjithë e kemi njohurinë e duhur.4 Prandaj, lidhur me ngrënien e mishrave të flijuara idhujve, e dimë: idhulli nuk është asgjë në botë dhe se nuk ka hyjni përveç një Hyji të vetëm»1Korintasve 8.Letra e drejtuar Kishës së Tiatirës «20 Por kam diçka kundër teje: e duron Jezabelën - një grua që thotë për vete se është profeteshë - të mësojë dhe të gënjejë shërbëtorët e mi që të bëjnë fëlligështi dhe të hanë mish të kushtuar idhujve.21 Unë i dhashë kohë të kthehet, por ajo nuk do të kthehet nga lavirësia e saj.22 Ja, po e hedh në shtratin e lëngimit, edhe fëlligështarët e saj në vështirësi të madhe, në qoftë se nuk kthehen prej veprave të saj.23 Fëmijët e saj do t’i ndëshkoj me vdekje...secilin prej jush do ta shpërblej sipas veprave të tij(të gjithë ata që kërkojnë lirinë seksuale ndëshkohen)».Zbulesa2:18.

 

Zbulesa 3.Letra e drejtuar kishës së Sardit

«1 Engjëllit të kishës në Sardë shkruaji:...2 Zgjohu dhe forcoje atë që ka mbetur dhe që është gati për të vdekur, sepse nuk i gjeta të përsosura veprat e tua përpara Perëndisë.3 Kujto pra, atë që ke marrë dhe ke dëgjuar. Ruaje dhe pendohu, sepse po nuk u zgjove, do të vij si vjedhës dhe nuk ke për ta marrë vesh se në ç’orë do të vij te ti».Për të kuptuar interpretimin e këtyre vargjeve duhet të lexojmë Ungjillin sipas Mateut:«45 Kush vallë është ai shërbëtor besnik dhe i mençur, të cilin i zoti e vuri përmbi shërbëtorët e shtëpisë, për t’u dhënë ushqimin në kohë?46 Lum ai shërbëtor, i cili, kur i vjen i zoti, e gjen duke vepruar kështu.48 Por mendoni sikur ai shërbëtor i lig të thotë në zemrën e vet: ‘Im zot po vonohet’49 dhe të fillojë t’i rrahë shokët e vet dhe të hajë e të pijë me të dehurit.50 I zoti i atij shërbëtori do të vijë në një ditë kur ai nuk e pret dhe në orën që ai nuk e di.51 Do ta bëjë copë-copë dhe do t’ia caktojë vendin bashkë me hipokritët; atje do të ketë kujë e kërcëllimë dhëmbësh."»Mateu 24:45-51.Të krishterët e vërtetë duhet të jenë të pastër: moralisht, mendërisht dhe fizikisht dhe jo të dhënë pas gostive dhe alkolit.Kisha në Filadelfi.Besimtarët e kësaj kishe megjithëse ishin njerëz të dobët ishin të krishterë të vërtetë dhe besnikë deri ne vdekje.Ata e mbajtën të pastër mësimin e Jezusit dhe nuk e ndotën atë me mësimet e rreme të judenjve.Kisha në Laodiki.Qyteti Antik i Laodikisë ishte një ndër qytetet më të rëndësishme dhe më të pasura  në Azinë e Vogël(atje ku sot ndodhet Turqia). Besimtarët e kësaj kishe ishin të pasur.Ata me mësimet e rreme të prosperitetit e kishin nxjerrë përjashta Jezusin duke hapur kështu dyert e kishës për demonët.   «14 Engjëllit të kishës në Laodiki shkruaji: Këto thotë Ameni, Dëshmitari besnik dhe i vërtetë, Fillimi i krijimit të Perëndisë:15 ‘I di veprat e tua; ti nuk je as i ftohtë as i ngrohtë. Do të desha të ishe i ngrohtë ose i ftohtë.16 Kështu, meqë je i vakët, as i ngrohtë as i ftohtë, do të të vjell nga goja Ime.17 Sepse thua: "Jam i pasur dhe kam vënë pasuri. Për asgjë nuk kam nevojë." Nuk e kupton se je i mjerë, për të ardhur keq, i varfër, i verbër dhe i zhveshur....20 Ja, po qëndroj te dera dhe po trokas. Po të ma dëgjojë dikush zërin dhe të hapë derën, do të hyj në shtëpinë e tij dhe do të ha darkë me të dhe ai me Mua»Zbulesa3:14-20.

Froni i Perëndisë dhe i Jezusit në Parajsën Qiellore

«2 Menjëherë u pushtova nga Fryma. Dhe ja, një fron qëndronte në qiell dhe Një që ishte ulur në të(Ati Qiellor).3 Ai që ishte ulur, në të parë i ngjante gurëve të çmueshëm të diasprit dhe të sardit. Fronin e rrethonte një ylber, që i ngjante në pamje smeraldit.4 Rreth fronit ishin njëzet e katër frone të tjerë dhe mbi ta ishin ulur njëzet e katër pleq të veshur me rroba të bardha dhe mbi kokë kishin kurora prej ari...6 Përpara fronit ishte një si det i qelqtë, i qartë si kristali. Në mes të fronit dhe përreth tij ishin katër krijesa të gjalla të mbuluara me sy përpara dhe nga pas»Zbulesa4:1-11.Jezusi: Qengji i Perëndisë «5 Një nga pleqtë më tha: "Mos qaj. Ja, luani nga fisi i Judës, Rrënja e Davidit, ia doli të hapë librin dhe të zgjidhë shtatë vulat e tij."6 Pashë një Qengj, si të ishte i therur, duke qëndruar në mes të fronit, rrethuar nga të katër krijesat e gjalla dhe nga pleqtë...8 Kur mori librin, të katër krijesat e gjalla dhe të njëzet e katër pleqtë ranë përmbys përpara Qengjit. ..9 Kënduan një këngë të re, duke thënë: "I denjë je që të marrësh librin dhe të zgjidhësh vulat e tij, sepse Ti u there dhe me gjakun Tënd bleve për Perëndinë njerëz nga çdo fis, gjuhë, popull dhe komb»Zbulesa5:1-14.Në Dhjatën e Vjetër sipas Ligjit të Moisiut për festën e Pashkëve duhej të sakrifikohej një qengj3 Flisni me tërë bashkësinë e bijve të Izraelit e thojuni: Të dhjetën ditë të këtij muaji, le ta marrë secili për shtëpi një qengj për familjen e vet.5 Qëngji le të jetë i patëmetë...6 Ruajeni deri të katërmbëdhjetën ditë të këtij muaji: atëherë, në muzg le ta flijojë e tërë bashkësia e bijve të Izraelit. 7 Le të marrin prej gjakut të tij dhe le t’i lyejnë të dy shtalkat dhe ballzinat e dyerve të shtëpive, në të cilat do ta hanë qëngjin...12 Atë natë do të kaloj nëpër dheun e Egjiptit dhe do të vras çdo të parëlindur në dheun e Egjiptit që nga njeriu e deri në bagëti dhe do t’i ndëshkoj të gjitha hyjnitë e Egjiptit; unë Zoti !13 Dhe gjaku do të jetë për ju një shenjë mbi shtëpitë ku ndodheni; kur unë të shoh gjakun do të kaloj tutje dhe nuk do të ketë plagë mbi ju për t’ju zhdukur, kur të godas vendin e Egjiptit »Eksodi12.                                                                                                  Jezusi,Qëngji i Perëndisë u sakrifikua njëherë e përgjithmonë për mëkatet e njerëzve.Ai është ulur në të djathtë të Atit dhe ndërmjetëson për ne (Romakëve 8:34).«7 Pastrohuni prej tharmit të vjetër që të bëheni brumë i ri, sikurse edhe jeni të pabrumë, sepse Krishti ‑ Qengji ynë i Pashkëve ‑ tanimë është flijuar»1Korintasve5:7. «Të nesërmen Gjoni e pa Jezusin duke ardhur drejt tij e tha:“Ja, Qengji i Hyjit! Ky ia shlyen mëkatin botës!»Gjoni1:29.    Festat e kishës ortodokse dhe katolike.Sot shfrytëzohet besimi i miliona njerëzve për të zhvilluar një industri  me fitime të mëdha.Festat fetare janë kthyer në festa të mirëfillta komerciale.Nuk ekziston asnjë varg në Dhjatën e Re që thotë se Jezusi ka lindur në 25 Dhjetor dhe se në 15 Prill duhet të festojmë Pashkët me vezë të ngjyrosura dhe me mishë qengji.Pema e Krishtlindjve ka një histori tjetër të hershme që fillon që nga egjiptianët dhe romakët e lashtë.Pema ka formën e piramidës e cila është simbol i satanistëve(666).. Të krishterët e hershëm nuk i kremtonin Krishtlindjet , Pashkët dhe festat e tjera fetare. Jezui nuk i urdhëroi kurrë të krishterët që të festonin lindjen e tij.Ai u tha dishepujve të  përkujtonin vdekjen e tij cdo të Dielë nëpërmjet bukës dhe verës(Darka e Zotit) .  «9 Por tani, që e njihni Perëndinë dhe për më tepër që u njohët nga Perëndia, si po ktheheni përsëri tek elementët e dobët dhe mjeranë, të cilëve doni t’u bëheni skllevër edhe një herë nga e para?10 Ju kremtoni ditë, muaj, stinë dhe vite të veçanta(Jezusi është kundër festave fetare)Galatasve4:10.«9 Siç e kemi thënë më parë, dhe po e them përsëri tani, nëse dikush ju predikon një ungjill të ndryshëm nga ai që keni marrë, qoftë i mallkuar»Galatasve1:9.

Misteret e Librit të Vulosur,Kapitulli 6

Vula e parë: «E pashë Qengjin kur hapi një nga të shtatë vulat. Pastaj dëgjova një nga të katër krijesat e gjalla që tha me një zë si bubullimë: "Eja!"2 Dhe ja, pashë një kalë të bardhë. Ai që i kishte hipur mbante një hark. Atij iu dha një kurorë dhe doli jashtë ngadhnjimtar, që të fitonte».Në këto vargje flitet për fillimin e betejës midis fuqive të dritës dhe atyre të errësirës.«11 Pastaj pashë qiellin të hapur dhe ja, para meje ishte një kalë i bardhë. Ai që i kishte hipur, quhet Besniku dhe i Vërteti, me drejtësi gjykon dhe bën luftë ai..14 Ushtritë e qiellit, të veshura me roba të linjta, të bardha e të pastra, e ndiqnin hipur mbi kuaj të bardhë(bëhet fjalë për Jezusin,Zbulesa 19:11)».Vula e dytë:«3 Kur zgjidhi vulën e dytë, dëgjova krijesën e dytë të thoshte: "Eja!"4 Një tjetër kalë doli jashtë, një kalë i kuq. Atij që i kishte hipur, iu dha pushtet që të prishte paqen mbi tokë dhe t’i bënte njerëzit të vrisnin njëri-tjetrin. Atij iu dha një shpatë e madhe(Lufta e tretë Botërore)».Vula e tretë,inflacion varfëri «5 Kur zgjidhi vulën e tretë, dëgjova krijesën e tretë, që thoshte: "Eja!" Dhe ja, pashë një kalë të zi. Ai që i kishte hipur, mbante një peshore në dorë.6 Dëgjova një si zë në mes të katër krijesave të gjalla që thoshte: "Një okë grurë për një denar dhe tri okë elb për një denar. Mos e ço dëm as vajin, as verën."»Njerëzit do të punojnë gjithë ditën vetëm për një copë bukë,për një okë grurë(një denar është paga e një dite pune,Mateu20:2).Vula e katërt «7 Kur zgjidhi vulën e katërt, dëgjova zërin e krijesës së katërt, që thoshte: "Eja!"8 Dhe ja, pashë një kalë të përhimë. Ai që i kishte hipur, e kishte emrin Vdekje dhe Ferri  (djalli dhe demonët e Ferrit) po e ndiqte pas. Atyre iu dha pushtet mbi një të katërtën e dheut, për të vrarë me shpatë(luftë), me zi buke(uri) e me murtajë(sëmundje) dhe me bishat e egra(kafshët e egra) të tokës.Vula e pestë «9 Kur zgjidhi vulën e pestë, pashë nën altar shpirtrat e atyre që ishin therur për shkak të fjalës së Perëndisë dhe për shkak të dëshmisë që kishin dhënë(altari është një vënd në Parajsën Qiellore në të cilin gjenden shpirtrat e martirëve).10 Thirrën me zë të lartë, duke thënë: "Kur, o Zot, i shenjtë dhe i vërtetë, do t’i gjykosh ata që banojnë në tokë dhe të marrësh hak për gjakun tonë?"11 Secilit prej tyre iu dha një rrobë e bardhë dhe iu tha të pushonin edhe për pak kohë, derisa të plotësohej edhe numri i bashkëshërbëtorëve dhe i vëllezërve të tyre që pritej të vriteshin, ashtu si edhe ata(të krishterët që nuk do të marin vulën e djallit “Bar Code 666” në dorën e djathtë do të persekutohen si terroristë dhe si armiqë të Paqes Botërore dhe shumë prej tyre do të vriten)».Vula e gjashtë «29 Menjëherë pas mundimit të madh të atyre ditëve(pas paqes së përkohshme që do të sjellë antikrishti) dielli do të errësohet, hëna nuk do të japë shkëlqimin e saj(dita do të jetë si nata si në fenomenin e eklipsit), yjet do të bien prej qiellit dhe fuqitë e qiejve do të tunden».Mateu 24:29.«12 E pashë kur zgjidhi vulën e gjashtë. Ra një tërmet i madh. Dielli u nxi e u bë pus i zi dhe e tërë hëna u bë e kuqe si gjaku.13 Yjet e qiellit ranë në tokë, ashtu si fiqtë e vonë bien nga pema e fikut, kur e shkund një erë e fortë.14 Qielli u tërhoq si pergamena kur mbështillet dhe çdo mal e ishull u tund nga vendi.15 Mbretërit e dheut(politikanët), të mëdhenjtë, komandantët, të pasurit, njerëzit e rëndësishëm, çdo skllav e i lirë u fshehën në shpella dhe nëpër shkëmbinjtë e maleve»Zbulesa 6:12-17.

Kapitulli 7. Profecia për rrëmbimin e Besimtarëve të Krishterë!

Populli i Perëndisë : «2 Pashë një tjetër engjëll duke u ngjitur nga lindja e diellit, që kishte vulën e Perëndisë së gjallë. U thirri me zë të lartë katër engjëjve, të cilëve u ishte dhënë pushtet të bënin dëm në tokë e në det,3 duke thënë: "Mos e dëmtoni tokën dhe detin, as pemët, derisa t’i vulosim në ballë shërbëtorët e Perëndisë sonë."4 Dëgjova numrin e atyre që ishin vulosur, njëqind e dyzet e katër mijë, të vulosur prej çdo fisi të bijve të Izraelit...(bëhet fjalë për 144000 të krishterë me origjinë nga Izraili që do të rrëmbehen nga Jezusi)».«9 Pas kësaj vështrova, dhe ja, një turmë e madhe, që askush nuk mund ta numëronte, nga të gjitha kombet, fiset, popujt dhe gjuhët, po qëndronte përpara fronit dhe përpara Qengjit, veshur me rroba të bardha dhe me degë palmash në duar(të mbijetuarit nga të gjitha shtetet e Botës gjatë mundimit të madh të antikrishtit)....13 Një nga pleqtë m’u përgjigj, duke më thënë: "Këta që janë veshur me rroba të bardha, kush janë dhe nga kanë ardhur?"14 I thashë: "Im zot, ti e di." Ai më tha: "Këta janë ata që kanë dalë nga mundimi i madh, i lanë rrobat e veta dhe i bënë të bardha me gjakun e Qengjit...16 Ata nuk do të kenë më uri, as etje(në të ardhmen nuk mund të blesh asgjë nqse nuk ke në dorën e djathtë vulën e djallit,barkodin 666). Dielli nuk do të godasë mbi ta, as ndonjë vapë përvëluese»Zbulesa 7. Por në ato ditë, pas atij mundimi, dielli do të erret dhe hëna nuk do të japë shkëlqimin e vet; yjet e qiellit do të bien dhe fuqitë që janë në qiej do të lëkunden. Atëherë do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur në re, me pushtet të madh e me lavdi. Atëherë ai do të dërgojë engjëjt e vet dhe do t’i mbledhë të zgjedhurit e vet nga të katër erërat, nga skaji i tokës deri në skaj të qiellit” (Marku 13:24-27).

Kapitulli 8.Hapja e vulës së shtatë

«1 Kur Qengji e hapi vulën e shtatë në qiell u bë heshtje për rreth një gjysmë ore...3 Një engjëll tjetër, që mbante një temjanicë ari, shkoi e qëndroi tek altari. Atij i kishin dhënë shumë temjan, që do t’ua shtonte lutjeve të të gjithë shenjtërve mbi altarin prej ari që ishte përpara fronit...5 Engjëlli e mori temjanicën, e mbushi me zjarr nga altari dhe e flaku në tokë. Pas kësaj erdhën bubullima, potere, vetëtima dhe një tërmet».                                                                             Shkatërrime të pjesëshme: breshër dhe zjarr,yje dhe kometa do të bien mbi tokë: «7 Sapo i pari i ra trumbetës, filloi të bjerë breshër e zjarr i përzier me gjak, që u hodh mbi tokë. Një e treta e dheut u dogj fare, një e treta e pemëve u dogjën krejt dhe i gjithë bari i gjelbër u bë shkrumb».Kjo plagë i ngjanë plagës me të cilën Perëndia ndëshkoi Faraonin  Egjiptian(historia përsëritet):«Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Shtrije dorën drejt qiellit, që të bjerë breshër në tërë vendin e Egjiptit, mbi njerëzit, mbi kafshët dhe mbi çdo lloj bimësie të fushave në vendin e Egjiptit".Dhe Moisiu e shtriu shkopin e tij drejt qiellit; dhe Zoti dërgoi bubullima dhe breshër, dhe zjarri ra duke goditur me rrufe në tokë; dhe Zoti bëri që të bjerë breshër mbi vendin e Egjiptit.Kështu ra breshër dhe pati një zjarr të përzier me breshrin; dhe ky ishte aq i i madh, sa nuk ishte parë ndonjë herë në të gjithë vendin e Egjiptit, që ditën që ishte bërë komb.Dhe breshri goditi në të gjithë vendin e Egjiptit gjithçka që ishte në fushat, si njerëzit ashtu dhe kafshët; breshri goditi çdo lloj bimësie në fushat dhe bëri copë copë çdo pemë që ndodhej në fushë»Eksodi9:23,24,25......«8 Engjëlli i dytë i ra trumbetës dhe një si mal i madh, i gjithi në flakë zjarri, u hodh në det. Një e treta e detit u bë gjak,9 një e treta e krijesave të gjalla në det ngordhën; një e treta e anijeve u shkatërruan.10 Engjëlli i tretë i ra trumbetës dhe një yll i madh që digjej si pishtar ra nga qielli. Ra mbi një të tretën e lumenjve dhe në burimet e ujërave.11 Emri i yllit është Pelin; një e treta e ujërave u bë e hidhur dhe shumë njerëz vdiqën nga ujërat, që u bënë të hidhura(të ndotura) Zbulesa 8.Le të përmëndim disa vargje nga libri i Eksodit:«20 Po kështu bënë Moisiu dhe Aroni si u kishte urdhëruar Zoti. E çoi lart shkopin, i ra ujit të lumit në praninë e faraonit dhe të shërbëtorëve të tij. Uji u shndërrua në gjak. 21 Peshqit që ishin në Lumë, ngordhën, mbarë lumi u qelb. Egjiptianët nuk mund ta pinin ujin e Lumit. Mbarë dheun e Egjiptit e kishte përfshirë gjaku»Eksodi7:20,21.Engjëlli i katërt i ra trumbetës dhe u godit një e treta e diellit, një e treta e hënës dhe një e treta e yjeve, kështu që një e treta e tyre u errësua, një e treta e ditës nuk kishte dritë(errësira do të mbulojë tokën), po ashtu edhe një e treta e natës»Zbulesa 8:12.

Kapitulli 9

Një yll bie nga qielli ne Tokë,hapet Ferri dhe prej tij ngjiten në sipërfaqen e Tokës “karkaleca” (frymëra) për ti shkaktuar   mëkatarëve :ankthe , dhimbje , agoni , brenga dhe  pikëllimet e varrit! .«1 Engjëlli i pestë i ra trumbetës dhe pashë një yll që kishte rënë nga qielli në tokë. Atij iu dha çelësi i pusit të humnerës(fundit të oqeaneve).2 E hapi pusin e humnerës(Ferri ndodhet poshtë oqeaneve në qëndër të Tokës) dhe prej pusit doli tym, si tymi i një furre të madhe( si tymi i vullkanit). Dielli dhe ajri u errësuan nga tymi i pusit.3 Prej tymit dolën mbi tokë karkaleca dhe atyre iu dha pushtet, siç kanë pushtet akrepat e tokës.4 U thanë që të mos e dëmtojnë barin e tokës, as ndonjë bimë të njomë, as pemët, por vetëm njerëzit që nuk kanë në ballë vulën e Perëndisë.5 Atyre nuk iu dha pushtet që t’i vrisnin, por vetëm t’i torturonin për pesë muaj; agonia e tyre ishte si ajo e akrepit kur kafshon njeriun.6 Në ato ditë njerëzit do ta kërkojnë vdekjen, por nuk do ta gjejnë; do të duan të vdesin, por vdekja do të largohet prej tyre.....».                                                                                          Plaga e radhës:zjarrë  dhe squfur : « E13 Engjëlli i gjashtë i ra trumbetës dhe dëgjova një zë që vinte nga katër brirët e altarit prej ari, që është përpara Perëndisë,14 duke i thënë engjëllit të gjashtë që kishte trumbetën: "Zgjidhi të katër engjëjt që janë të lidhur në lumin e madh Eufrat"...16 Numri i trupave të kalorësisë ishte dyqind milionë; këtë numër dëgjova.17 Kuajt dhe kalorësit që pashë në vegim, dukeshin kështu: kishin parzmore në ngjyrën e zjarrit, të hiacintit dhe të squfurit. Kokat e kuajve ishin si koka luanësh dhe nga goja u dilte zjarr, tym dhe squfur.18 Prej këtyre tri murtajave, prej zjarrit, tymit dhe squfurit, u vranë një e treta e njerëzve(miliarda njerëz do të vriten nga kjo plagë)».Kjo plagë ngjan me plagën me të cilën Perëndia goditi homoseksualët në   Sodomë  dhe Gomorë :«23 Dielli lindte mbi tokë e Loti hyri në Segor.24 Atëherë Zoti lëshoi mbi Sodomën e Gomorrën, në formë të shiut, sulfur e zjarr. Ata binin prej Zotit, prej qiellit. 25 I shfarosi ato qytete dhe tërë krahinën përreth, të gjithë banorët e qyteteve dhe tërë bimësinë mbi tokë»Zanafilla19:23,24,25.                Pamje nga deti i vdekur.Ne këtë zonë ndodhej Sodoma dhe Gomorra.                                      «20 Pjesa tjetër e njerëzve, që nuk u vranë nga këto murtaja, nuk u penduan për veprat e duarve të veta; ata nuk pushuan së adhuruari demonë dhe idhuj prej ari, prej argjendi, prej tunxhi dhe prej druri, idhuj që nuk mund të shohin, as të dëgjojnë, as të ecin(nderi dhe lavdia që duhet t’i jepet vetëm Perëndisë së vërtetë, i ofrohet   idhujve të cilët janë shpikur prej njerëzve) 21 Nuk u penduan për vrasjet, as për magjitë, as për imoralitetin e tyre, as për vjedhjet që kanë bërë»Zbulesa9:20,21.                              

Profecitë për Izrailin

Engjëlli i fuqishëm dhe libri i vogël:«1 Pashë një tjetër engjëll të fuqishëm që zbriste nga qielli, të mbështjellë nga një re; mbi kokën e tij ishte një ylber, fytyrën e kishte si të diellit dhe këmbët si shtylla zjarri.2 Në dorë kishte një libër të vogël të hapur. Këmbën e djathtë e vuri në det dhe të majtën në tokë....11 dhe më tha: "Duhet të profetizosh përsëri për shumë popuj, kombe, gjuhë dhe mbretër "Zbulesa 10.Shkatërrimi i Jeruzalemit nga Romakët «20 Dhe kur të shihni Jeruzalemin të rrethuar prej ushtrish, atëherë merreni vesh që shkretimi i tij është afër.21 Pastaj, le të ikin ndër male ata që janë në Jude, le të dalin ata brenda qytetit, dhe ata që janë në fusha të mos hyjnë në qytet.22 Sepse këto janë ditët e hakmarrjes, që të përmbushen të gjitha ato që janë shkruar.23 Por mjerë ato që janë me fëmijë në bark dhe ato që kanë fëmijë në gji në ato ditë, sepse brengë të madhe do të ketë mbi këtë tokë dhe zemërim mbi këtë popull.24 Do të bien nga tehu i shpatës dhe do të çohen robër nëpër të gjitha kombet; Jeruzalemi do të shkelet prej kombeve, derisa të përmbushet koha e kombeve(perandori Romak Titus pushtoi Jeruzalemin në vitet 70 pas Krishtit. Ai i përndoqi hebrenjtë dhe vrau shumë prej tyre) » Lluka 21:20-24.Historia do të përsëritet,sot Perandoria Romake është zëvëndësuar nga Perandoria Evropiane(B.E.) dhe kësaj rradhe “Hebrenjtë” do të jenë të krishterët e vërtetë të cilët nuk do të marin vulën e djallit në dorën e djathtë.Në emër të stabilitetit dhe të paqes në Lindjen e Mesme dhe në mbarë Botën ushtritë e antikrishtit do të futen në Jeruzalem per 42 muaj,fillon kështu mundimi i madh i antikrishtit.«2 «Por oborrin që është jashtë tempullit mos e mat, sepse është lënë në dorë të kombeve, të cilët do ta shkelin me këmbë qytetin e shenjtë për dyzet e dy muaj». Perëndia do të përdorë dy profetë nga Izraili të cilët do të profetizojnë gjatë ditëve të mundimit të madhë:«3 Do t’u jap pushtet dy dëshmitarëve të mi dhe ata do të profetizojnë për një mijë e dyqind e gjashtëdhjetë ditë, të veshur me thasë."...5 Po të dojë njeri t’i dëmtojë, prej gojës së tyre del zjarr dhe i përpin armiqtë e tyre. Kështu duhet të vritet kushdo që kërkon t’i dëmtojë.6 Këta kanë pushtet të mbyllin qiellin, që të mos bjerë shi në ditët e profecisë së tyre; ata kanë pushet t’i kthejnë ujërat në gjak dhe të godasin tokën me çdo lloj murtaje, sa herë që të duan.7 Kur të kenë mbaruar dëshminë e tyre, bisha që ngrihet nga humnera(antikrishti) do të përleshet me ta, do t’i mundë dhe do t’i vrasë.8 Kufomat e tyre do të dergjen në rrugën e qytetit të madh, që në mënyrë të figurshme quhet Sodomë dhe Egjipt, ku u kryqëzua edhe Zoti i tyre(në Jeruzalem).9 Njerëz nga të gjithë popujt, fiset, gjuhët dhe kombet do t’i shohin kufomat e tyre për tri ditë e gjysmë dhe nuk do të lejojnë që kufomat e tyre të futen në varr...11 Pas tri ditësh e gjysmë tek ata hyri fryma e jetës nga Perëndia dhe ata qëndruan në këmbë(Perëndia do ti kthejë ata  përsëri në jetë) . Një frikë e madhe i pushtoi ata që i shikonin.12 Dëgjuan një zë të lartë nga qielli, që u thoshte: "Ngjituni këtu." Ata u ngjitën në qiell në një re(do të rrëmbehen të gjallë në Parajsë) dhe armiqtë e tyre i panë.13 Në atë orë ra një tërmet i madh dhe një e dhjeta e qytetit u shemb; shtatë mijë njerëz mbetën të vrarë nga tërmeti. Pjesa tjetër u tmerrua dhe i dha lavdi Perëndisë së qiellit».                                                             Trumbeta e shtatë:«15 Engjëlli i shtatë i ra trumbetës...Dhe erdhën vetëtima, buçima, bubullima, tërmet dhe një stuhi e madhe breshri»Zbulesa11:15-19.

Kapitulli 12

Gruaja dhe dragoi:«1 Në qiell u shfaq një shenjë e madhe: një grua(gruaja simbolizon nënën e Jezusit gjithashtu simbolizon  dhe Kishën e Jezusit:besimtarët e vërtetë) e veshur me diellin, me hënën nën këmbët e saj dhe me një kurorë prej dymbëdhjetë yjesh në kokë(numri dymbëdhjetë simbolizon dymbëdhjetë fiset e Izrailit si dhe dymbëdhjetë nxënësit e Jezusit) .2 Ajo ishte shtatzënë dhe bërtiste nga dhimbjet dhe mundimet e lindjes.3 Një shenjë tjetër u shfaq në qiell: një dragua(djalli,satani) i madh i kuq me shtatë koka dhe dhjetë brirë dhe mbi kokat kishte shtatë kurora mbretërore.4 Bishti i tij fshiu një të tretën e yjeve nga qielli dhe i flaku në tokë (bëhet fjalë për demonët,ëngjejt e djallit). Dragoi qëndroi përballë gruas që ishte gati për të lindur, që, kur ajo të lindte, t’ia gllabëronte fëmijën.5 Ajo lindi djalë, fëmijë mashkull, i cili do të sundojë mbi gjithë kombet me shkop të hekurt. Fëmija iu rrëmbye për te Perëndia dhe te froni i Tij».Ne librin e Zbulesës (19:15,16) shkruhet: 15 Prej gojës së Tij del një shpatë e mprehtë, me të cilën godet kombet; Ai do t’i qeverisë ato si bariu me shkop hekuri;...16 Mbi rrobë   ka të shkruar një emër: "MBRET I MBRETËRVE DHE ZOT I ZOTËRVE."Pra gruaja simbolizon Marinë e cila lindi Jezusin . Në vargjet e mëposhtme paralelizohet largimi i saj ne Egjipt(Maria iku në Egjipt se mbreti Herod donte të vriste Jezusin e vogël) me arratisjen e besimtarëve të vërtetë në shkretëtirë(antikrishti do të persekutojë të gjithë ata që nuk do të kenë Barkodin 666 në dorën e djathtë).«6 Gruaja iku në shkretëtirë në një vend të përgatitur për të nga Perëndia, ku ajo mund të ushqehej për një mijë e dyqind e gjashtëdhjetë ditë».7 Në qiell shpërtheu lufta. Mikaeli dhe engjëjt e tij luftuan kundër dragoit. Edhe dragoi luftoi bashkë me engjëjt e vet,8 por nuk ishte edhe aq i fortë, dhe për ta nuk u gjet asnjë vend në qiell.9 Dragoi i madh, gjarpri i lashtë i quajtur djall dhe Satan, që mashtroi tërë botën, u hodh poshtë (i bëhet një retrospektiv  të kaluarës ,satani  dhe  ëngjëjt  e tij përpara mijëra vjetëve u dëbuan nga Parajsa Qiellore në Tokë ). Ai u flak përtokë dhe bashkë me të edhe engjëjt e tij.13 Kur dragoi e pa që ishte flakur përtokë, e përndoqi gruan që lindi fëmijën mashkull.14 Gruas iu dhanë të dy krahët e shqiponjës së madhe, që të fluturonte në vendin e përgatitur për të në shkretëtirë (besimtarët do të fshihen në vënde të pabanuara), atje ku ushqehet për njëfarë kohë, disa kohë dhe gjysmë kohe, larg pranisë së gjarprit.15 Gjarpri lëshoi nga goja ujë si lumë, që gruan ta rrëmbente vërshimi i lumit.16 Toka i erdhi në ndihmë gruas duke hapur gojën dhe duke përpirë lumin që lëshoi dragoi nga goja e vet (në ditët e mundimit të madh Perëndia do ti mbrojë fëmijët e saj nga satani dhe shumë besimtarë do të jenë te gjallë kur Jezusi do të vijë persëri).17 Dragoi u zemërua me gruan(besimtarët me origjinë Hebreje) dhe u largua që të bënte luftë me pjesën tjetër të pjellës së saj(besimtarët nga të gjitha shtetet e Botës), me ata që i mbanin urdhërimet e Perëndisë dhe që kanë dëshminë e Jezusit.Zbulesa 12:1-17.


Vazhdon në faqen tjetër:Zbulesa e Gjonit 2...