APOKALIPSI

« Por Fryma e thotë qartë se në kohët e fundit disa do të largohen nga besimi, duke iu kushtuar frymëve mashtruese dhe gjërave të mësuara nga demonët»1Timoteut 4:1

Kishat,xhamitë dhe tempujt e besimeve të tjera nuk janë shtëpia e Perëndisë por e verteta tragjike është se ato janë tempujt ku adhurohet djalli dhe demonët! «13 Gdhendësi në dru e shtrin gjedhen, e shënon atë me thumbat e punon pastaj atë me dalta e me përgjel dhe trajton një fytyrë njeriu, një figurë të bukur njeriu për ta vënë në tempull. 14 Pret për vete cedrat, merr  një lis që qëndronin mes lëndëve të pyllit; ose ka mbjellë një pishë që e ushqen shiu. 15 Këto janë bërë që njeriu t’i djegë; i merr njeriu ndonjë prej tyre për t’u ngrohur, i ndez dhe pjek bukë. Por, prej tyre punon zotin dhe e adhuron, punon një trupore e bie përmbys para saj! 16 Gjysmën e saj e djeg në zjarr, mbi prush pjek mishin, ha mishin e pjekur e kënaqet, nxehet e thotë: ‘Oh bre, ç’u ngroha, u kënaqa bri zjarrit!’ 17 Kurse me tepricën e saj punoi zotin, trupore për vete; bie përmbys para saj dhe e adhuron dhe i lutet duke thënë: ‘Më shpëto, sepse je zoti im!’18 Gjë nuk dinë as nuk kuptojnë: sytë u janë verbuar që të mos shohin, edhe zemra që të mos kuptojnë. 19 Të tillët nuk mendojnë me mendjen e vet, u mungon dija dhe kuptimi që të thonë: “Me gjysmën e këtij druri e kam ndezur zjarrin dhe poqa mbi prushin e saj bukën, poqa mishin dhe hëngra, po a thua prej gjysmës tjetër do të punoj këtë turp? Do bie përmbys para cungut të drusë?»Isaia 44:13-19.                                                                               «Megjithatë, njerëzit që nuk u vranë nga këto plagë, nuk u kthyen nga veprat e duarve të veta; por vazhduan të adhurojnë djajtë, idhujt e artë, të argjendtë, të bronztë, të hekurt, të drunjtë, që nuk mund të shohin, as të dëgjojnë as të ecin»Zbulesa9:20.

 

Vetëm përpara Perëndisë dhe Birit te Tij duhet të gjunjëzohemi(Jezusi gjendet kudo me Frymën e Tij të Shenjtë).

Çdo adhurim i shënjtorëve, statujave,njerëzve apo imazheve është idhujtari. Idhujtaria merr forma nga më të ndryshmet në botë. Në fenë indiane adhurohen si perëndi majmunët dhe elefantët!!!Në shumicën e kishave Ungjillore “made in America”flitet hapur se duhet ti bindemi më tepër pastorit sesa Perëndisë...«Kur hyri brenda(shën) Pjetri, Korneli i doli përpara, i ra ndër këmbë dhe e adhuroi.
Por Pjetri e ngriti, duke thënë: "Ngrihu, edhe unë vetë njeri jam»Veprat10:25,26.«11 Kur turmat panë atë që bëri Pali(Pali ishte apostulli më i madh i të gjitha kohërave dhe ka shkruajtur pjesën më të madhe të librave të Dhjatës së Re), thirrën me zë të lartë në likaonishte: "Perënditë janë bërë si njerëz dhe kanë zbritur te ne."
12 Barnabën e quanin Zeus dhe Palin Merkur, meqenëse ai e merrte fjalën.
13 Prifti i Zeusit, tempulli i të cilit ishte para qytetit, solli dema dhe kurora te porta, sepse donte t’u ofronte flijime së bashku me turmat.
14 Por kur e dëgjuan apostujt, Barnaba dhe Pali, shqyen rrobat e veta dhe u turrën drejt turmës, duke thirrur
15 dhe duke thënë: "Burra, përse i bëni këto? Edhe ne jemi njerëz njësoj si ju dhe po ju shpallim ungjillin që të hiqni dorë nga këto gjëra të kota e të ktheheni te Perëndia i gjallë, që bëri qiellin, tokën, detin dhe gjithçka që është ndër to»Veprat14:11-15.

Festat dhe ritet fetare nuk kanë asnjë lidhje me mësimin e Jezus Krishtit.

«Prandaj askush të mos ju gjykojë për ato që hani e pini, apo për festën, hënën e re ose të shtunat....»Kolosianëve 2:16.Ne letrat e apostullit Pal nuk flitet për asnjë festë fetare.Sot miliarda të krishterë festojnë festën e Ujit te Bekuar festat e shenjtorëve dhe te Fjetjes së Shën Merise,pashkët  hebraike(Jezusi jetoi sipas ligjit te Moisiut për të na cliruar nga ajo Beslidhje dhe për të sjellë një Beslidhje të re) etj.Pali thote se sakrifica e Jezusit duhet përkujtuar cdo të djelë nëpërmjet verës dhe bukës(besimtari duhet cdo të djelë të pi një gotë të vogël me verë dhe të haj një copë të vogël buke):«Sepse unë kam marrë nga Zoti atë që jua dhashë juve: Zoti Jezus, në natën që u tradhtua, mori bukën dhe, si falënderoi, e theu dhe tha: "Ky është trupi Im, i cili është për ju; bëjeni këtë për të më kujtuar Mua."
Po ashtu, pas darkës, mori edhe kupën dhe tha: "Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun Tim; bëjeni këtë, sa herë që të pini prej saj, për të më kujtuar Mua."
Sepse sa herë që të hani nga kjo bukë dhe të pini nga kjo kupë, shpallni vdekjen e Zotit derisa Ai të vijë».  1 Korintasve11:23,24,25,26                                                                                                        
Jezusi kritikon farisenjte: Jezusi hyri në tempull, i nxori jashtë të gjithë ata që shisnin e blinin në tempull dhe përmbysi tryezat e këmbyesve të parave, si dhe ndenjëset e atyre që shisnin pëllumba.
Dhe u tha: "Është shkruar: ‘Shtëpia Ime do të quhet shtëpi lutjesh’, por ju po e ktheni në një strofull kusarësh."

Athina dje dhe sot.Ortodoksia 100%Sataniste.

«Ndërsa Pali po i priste ata në Athinë, thellësisht u shqetësua në shpirt sepse e shihte qytetin plot me idhuj...Pali u ngrit në mes të Areopagut e tha:... Hyji  krijoi botën dhe gjithçka është në të, Zotëruesi i qiellit e i dheut, Ai as nuk banon në tempuj të punuar me duar të njerëzve, as nuk i shërbejnë duart e njerëzve ‑ thuajse ka ndonjë farë nevoje për çfardo gjëje ‑ Ai  u jep të gjithëve jetën, frymën e çdo gjë tjetër...Ai nuk është larg asnjërit prej nesh(kërkoje Jezusin si shpëtimtarin tënd personal se vetëm Ai ndodhet kudo me Frymën e Tij të Shënjtë).Nëse, pra, jemi prej rodit të Hyjit, atëherë s’bën të mendojmë se Hyjnia është e ngjashme me arin, me argjendin e me gurin e punuar nga mjeshtria dhe arti i njeriut».Vprat 17:16-32.

Pagëzimi i fëmijëve ,një doktrinë e rreme

Në kohët e sotme pagëzimet e rreme janë bërë një praktikë e shpeshtë. Kisha katolike romake, kisha ortodokse dhe shumica e kishave protestante ushtrojnë pagëzimin e fëmijëve.Sipas mësimit te Jezusit me pagëzim shënohet larja prej mëkateve të kaluara dhe rilindja e besimtarit në një jetë të re si edhe "vdekja" e njeriut të vjetër dhe "rilindja" e njeriut të ri. Gjon Pagëzori  pagëzonte mëkatarët pasi ata dëshmonin mëkatet e tyre.Pagëzimi i Jezusit nuk ka asnjë lidhje me pagëzimin e femijëve.Jezusi nuk ishte fëmijë kur u pagëzua dhe ai erdhi  në tokë me perulësinë e shërbëtorit!.Apostulli Pal thotë në Veprat e Apostujve(22:12-16):«Atje erdhi për të më parë njëfarë Anania...M’u afrua dhe më tha:..Dhe tani ç’pret? Ngrihu, pagëzohu dhe laj mëkatet e tua, duke thirrur në emrin e Tij».Njerëzit nuk lindin të krishterë, as nuk bëhen të tillë me pagëzimin foshnjor.Nëse Krishti(Fryma e Shenjtë) nuk banon në dikë, sado që ai të deklarojë se është i krishterë, nuk e bën atë të krishterë. Sot jemi mësuar te ndajme njerëzit në të krishterë dhe jo, sipas vëndeve që ata jetojnë....3 Shtator 2011.Një foshnjë 6 javëshe vdes gjatë pagëzimit.

Besimtarët e vërtetë nuk duhet të mbyllen nëpër manastire ,por duhet të predikojnë Ungjillin dhe paralelisht duhet të punojnë për të jetuar si apostujt dhe besimtarët në vitet e para të krishtërimit.

Jo luftës dhunës dhe armëve

Etërit e shënjtë të Ortodoksisë dhe Kishës Katolike ...bëjnë thirje per luftë!!!                                  Të krishterët nuk janë të një mbretërie tokësore. Nuk është vendi ynë të luftojmë
në një lufte fizike. Mbretëria dhe mbrojtja jonë janë qiellore. Prandaj, ne nuk duhet
të luftojmë me armë.
                                                                                                                    Kur pushtuesit romakë po zaptonin tokën dhe urreheshin me të madhe
nga judenjtë Jezusi i urdheroi dishepujt e TIj 
të mos i rezistonin atij që
është i keq, por më tepër të kthenin faqen dhe të duronin trajtimin e keq pa
shpagim.
Zoti na urdhëron në mënyrë të qartë të duam, bekojmë, të bëjmë të mirën dhe të
lutemi për armiqtë e përndjekësit tanë.
 
Për "shënjtorët" e Ortodoksisë është një marrëzi e madhe dashuria për armiqtë.Si mund te donin grekët turqit e urryer?...                                  
Si mund të karakterizohet në të njëjtën kohë një person i përfshirë në një sulm
kundër një armku nga butësia, mëshira, paqedashja, mos rezistencës ndaj të
keqes, dashjes së armikut dhe të mos shpagojë?
Në ushtri stërvitja nxit qëndrimin: “vrit ose do të vritesh”. Si mund të shkojë kjo përshtat me mësimet e Jezusit? Në asnjë mënyrë! Ne jemi urdhëruar nga Zoti t’i trajtojmë të tjerët ashtu siç duam të trajtohemi ne nga ata. Të krishterët nuk duan dhunën, agresionin dhe gjakderdhjen. Ne dëshirojmë paqen, përuljen, dashurinë dhe mirësinë.Të krishterët nuk janë të një mbretërie tokësore. Nuk është vendi ynë të luftojmë në një lufte fizike. Mbretëria dhe mbrojtja jonë janë qiellore. Prandaj, ne nuk duhet të luftojmë me armë.A e keni parë Jezusin të rrëmbejë armët, të shkojë ushtar dhe të luftojë?Lufta dhe sulmi në jetën e një besimtari janë plotësisht të papërputhura me karakterin e Krishtit.                                                                                                              Disa do të kundërshtojnë në këtë pikë, duke pyetur për përfshirjen në luftra të Izraelit dhe Davidit gjatë Dhiatës së Vjetër. A nuk u urdhëruan ato nga Perëndia?Sot jemi ne Dhjat
ën e re dhe në asnjë varg të saj nuk bëhet thirrje për luftë sepse Perëndia do të hakmerret si Davidi gjatë ardhjes së Dytë të Jezusit nga qielli.Mbretëria e Davidit ishte tokësore, kurse mbreteria e Jezusit është qiellore. Përgjatë historisë ushtritë e Davidit
 janë përdorur shpesh nga Perëndia si vegla ndëshkimi ndaj kombeve q
ë adhuronin satanin dhe demonët.Një justifikim i zakonshëm i profet
ëve te rremë është se të krishterët duhet të përdorin armët për mbrojtje,por Jezusi tha:«Mos ua kini frikën atyre që vrasin trupin, por që nuk mund të vrasin shpirtin(kur vdes një besimtar i vërtetë shpirti i tij shkon në parajsë); por më tepër kijani frikën Atij që mund t’ju shkatërrojë si shpirtin ashtu edhe trupin në ferr»Mateu 10:28.

Fëmrat e ndershme

Në kishë Zoti u cakton role të ndryshme burrave dhe grave. Zoti nëpërmjet shkrimeve të Apostullit Pal,  e kufizon shërbesën e grave në mision dhe i përjashton gratë për të shërbyer si pastore, që përfshin: të predikuarit, të mësuarit dhe të ushtruarit autoritet  mbi burrat. .Kjo nuk është një çështje shovinizmi ose diskriminimi sic pretendojnë ata që pohojnë të kundërtën. Kjo është për shkak të mënyrës se si është krijuar njerëzimi dhe mënyrës se si ka hyrë mëkati në botë.
«11 Le të mësojë gruaja në heshtje dhe në nënshtrim të plotë.12 Por nuk lejoj që gruaja të japë mësim, as të përdorë pushtet mbi burrin, por të qëndrojë në heshtje.13 Sepse Adami u krijua i pari, pastaj Eva.14 Nuk ishte Adami ai që u mashtrua, por gruaja u mashtrua dhe ra në mëkat.
15 Por ato do të shpëtojnë nëpërmjet lindjes së fëmijëve nëse tregohen të matura duke qëndruar në besim, dashuri dhe shenjtërim»1Timoteut 2:11-15.                                             «
34 gratë duhet të heshtin në kisha, sepse atyre nuk u lejohet të flasin, por duhet të nënshtrohen ashtu siç e thotë edhe Ligji.35 Kur ato duan të mësojnë ndonjë gjë, le të pyesin burrat e vet në shtëpi, sepse është e pahijshme për një grua të flasë në kishë»1Korintasve14:34,35.                         Si duhet të jetë paraqitja e jashtme e grave të ndershme?    «5 Por, çdo grua që lutet ose profetizon me kokën të zbuluar, turpëron kryet e vet; sepse është njësoj si ta kishte kokën të rruar.6 Sepse, në qoftë se gruaja nuk e mbulon kokën, le ta qethë; por, meqë për gruan është turp të qethet apo të rruhet, atëherë le ta mbulojë kokën(gruaja kur lutet ose profetizonë duhet të mbajë shami në kokë)...14 A nuk ju mëson natyra vetë se po të mbajë burri flokë të gjatë, çnderon veten e vet,15 por po të mbajë gruaja flokë të gjatë, është lavdi për të. Sepse flokët e gjatë i janë dhënë si mbulojë» 1Korintasve11.«9 Po ashtu, dua që edhe gratë ta stolisin veten hijshëm, me cipë dhe urtësi, jo me gërsheta e ar, as me margaritarë e me petka të shtrenjta,10 por me vepra të mira, siç u ka hije grave që pranojnë hapur se i shërbejnë Perëndisë(gjithashtu gratë e krishtera nuk duhet të lyhen,nuk duhet te vishen me mini dhe me pantallona si burrat dhe nuk duhet të mbajnë dekolde të hapura që të mos ekspozojnë pjesët intime të trupit)»1Timoteut 2.Nëna e ndershme e Jezusit duhet të jetë shëmbull për gratë e krishtera.Megjithëse ishte e fejuar Ajo ishte e virgjër.Ajo ishte e përulur dhe e nënshtruar ndaj bashkëshortit dhe nuk ishte një grua autoritare.Maria nuk shërbente si predikuese në kishë.

Fëmra moderne.Triumfi i kurvërisë

Prostituta e madhe.«Pastaj më çoi në Frymë në një vend të shkretë dhe aty pashë një grua të ulur mbi një bishë të kuqe të ndezur, plot me emra blasfemues, që kishte shtatë koka dhe dhjetë brirë.Gruaja kishte veshje të purpurt e të kuqe të ndezur, të zbukuruar me ar, me gurë të çmuar dhe me margaritarë. Në dorë mbante një kupë ari plot me neveri dhe ndyrësi të imoralitetit të saj.Në ballë kishte të shkruar një emër, një mister: "BABILONIA E MADHE, NËNA E TË PËRDALAVE DHE E NEVERIVE TË DHEUT"»Zbulesa17:3,4,5.                                           Sot po të hedhesh sytë në cdo kanal televiziv do te shikosh balerina këngëtare dhe prezantuese të veshura dhe të stërveshura..Me veshjen e sotme të krijohet ideja sikur femrat janë në garë se kush duhet t'i nxjerrë këmbët më në pah.Ato vishen si Madonna,si Lady Gaga...pra sipas modës dhe këtë gjë e quajnë civilizim.Në cdo video klip do të dalin vajza të reja që kanë mbuluar vetëm 1/4 e gjoksit dhe shfaqen me mbathje ose minifund vetëm 1 pëllëmbë..që më tepër ngjajnë me prostitutat që reklamojnë pjesët intime të trupit për te tërhequr sytë e meshkujve.Ekstravagancë pa limit, sensualitet, minifunde, dekolte të larmishme, pantallona të shkurtra, taka të larta. Kjo prirje për veshje ekstravagante dhe provokuese motivohet nga një mungesë e theksuar vlerësimi i vlerave të brendshme.A është civilizim që fëmra të këtë mardhënie seksuale që në moshën 10-15 vjecare?Sot fëmra është bërë mall tregtie dhe copë mishi i gjallë për klubet e specializuara për prostitucion, trafikim etj.Vrasja e fëmijëve nëpërmjet abortit sot është legalizuar.Këto nëna kriminele nqse nuk i duan fëmijët përse nuk i dërgojnë ata në qëndra sociale?Një fëmër e krishtere kurrë nuk duhet të kryej abort,as në rastet më ekstreme kur fëmija është fryt i përdhunimit ose do të dalë me probleme. Sot fëmra moderne nuk merret me edukimin e fëmijeve por merret me politikë dhe me çështje shumë të “rëndësishme” , merret  me pamjen e jashtme të trupit që të duket sa më seksi për të tërhequr sytë e meshkujve.Për ato vyrtytet morali,vlerat janë  arkaike, regresive, të shkuara, mesjetare, të prapambetura, relikte të kohëve të vjetra ......                      Në Shqipëri Kjo luftë moderne kishte filluar kryesisht pas viteve 1990 përmes televizioneve private në krye me TV TOP CHANNEL (2001)me telenovela të stilit të Kasandrës e Llovisnës dhe me filma pornografikë  , të cilat shqiptaret i përcollën me ëndje dhe me shumë përkushtim, të mëdhenj e të vegjël, burra e gra.Po të ndalemi në përmbajtjen dhe motivet e këtyre serialeve ato janë mjetet e atyre që duan të na shkatërrojnë moralisht.Po të analizohen motivet e një seriali si "100 vitrinat", i cili deri më tani ka servuar mbi qindra orë do të vëresh se nuk ka asgjë tjetër vetëm se një tradhti të partnerëve të punës dhe farefisit familjar.Motive të njëjta degjeneruese kanë edhe serialet tjera si "Pasionet e fshehta", "Paloma", “Beautiful” “Ciganët” e të tjera. Të gjitha këto përcillen me inserte pornografike që nga reklamat e tyre në fillim dhe mbarim të serialit, gjithashtu edhe gjatë tërë serialit.Fëmijët që nuk shkojnë në shkollë mësohen të bëjnë dashuri, nxënësit në vend që t'i komentojnë mësimet i komentojnë serialet, të rinjt të cilët në jetën e tyre aktrojnë dhe luajnë rolin e artistëve të serialeve, bashkëshortët të cilët joshen për tradhti bashkëshortore.Gjithashtu edhe “Yjet e muzikës” pop e kanë cuar njerëzimin në degjenerim total.Ato janë nën kontrollin e illuminanteve,le të përmendim Lady Gaga e cila e ka shpallur hapur se është adhuruese e djallit.Le të përmëndim disa nga skandalet e këngëtareve shqiptare që janë shëmbuj për miliona njerëz si videoja porno e Bleonës,videoja e Inis Gjonit duke marrë drogë,puthja në buzë e Adelinës me Gentën,dhe puthja e Ciljetës me Ingrid Gjonin në spektakël...

Mësimi i rremë për rrëmbimin e Kishës përpara mundimit të madh të antikrishtit

Teoria për rrëmbimin e kishës përpara Mundimit të Madh të antikrishtit u krijua nga masoni John Nelson Darby(http://fanaticforjesus.blogspot.com/2009/12/pre-tribulation-rapture-and-john-nelson.html).Ky mësim i rremë u përhap në SH.B.A. në 1850 dhe  sot predikohet në të gjithë globin.Sipas Ungjillit amerikan të Prosperitetit Jezusi do të rrëmbejë Kishën(kur flasin për Kishën e kanë fjalën për Kishën e tyre) përpara shfaqjes së antikrishtit i cili do të mbretërojë për 7 vjet.Ata thonë se Jezusi do të shfaqet 2 herë brenda 7 vjetëve!!!Keqinterpretojnë vargjet e Biblës dhe si gjithmonë thonë vetëm gjysmën e të vertetes.  «1 Dhe sa për kohët dhe stinët, vëllezër, ju nuk keni nevojë t’ju shkruaj.
2 Sepse ju vetë e dini më së miri se dita e Zotit do të vijë si kusari natën»1 Selanikasve 5:1,2.Ata p
ërdorin këto vargje për të thënë se Jezusi mund te vijë në cdo cast.Por në letrën e dytë të Palit shkruhet:«1 Përsa i përket ardhjes së Zotit tonë Jezus Krisht dhe tubimit tonë rreth Tij, ju lutemi, vëllezër,
2 të mos ju lëkundet lehtë mendja, as të mos shqetësoheni nga ndonjë frymë, fjalë ose letër, sikur të jetë dërguar prej nesh, se gjoja paska ardhur dita e Zotit(Jesusi do t
ë vijë pas Mundimit të Madh të antikrishtit).3 Askush të mos ju mashtrojë kurrsesi, sepse ajo ditë nuk do të vijë pa ardhur më parë apostazia e madhe dhe pa u zbuluar njeriu i paudhësisë, biri i shkatërrimit(antikrishti)»2Selanikasve 1,2,3.«15 Po jua themi sipas fjalës së Zotit, se ne që jemi gjallë, dhe do të mbetemi deri në ardhjen e Zotit, nuk do të dalim përpara atyre që kanë rënë në gjumë.16 Sepse Vetë Zoti, me një urdhër, me zërin e kryeengjëllit dhe me trumbetën e Perëndisë, do të zbresë prej qielli dhe të vdekurit në Krishtin do të ngjallen të parët.
17 Pastaj, ne që jemi ende gjallë e që do kemi mbetur, do të rrëmbehemi bashkë me ta në një re për të takuar Zotin në ajër dhe kështu do të jemi gjithmonë bashkë me Zotin»1 Selanikasve 4:15,16,17.Trumbeta e Perëndisë do të dëgjohet vetëm kur të vijë fundi i Botës,atëhere do të bëhet rrëmbimi i Kishës(besimtarët që nuk do të marrin BarKodin-666 ne doren e djathte).«36 Askush nuk di gjë për atë ditë dhe atë orë, as engjëjt e qiejve, as Biri, por vetëm Ati.
37 Siç ishte në ditët e Noes, ashtu do të jetë ardhja e Birit të Njeriut.
38 Sepse siç ishte në ato ditë para përmbytjes, njerëzit hanin e pinin, martoheshin dhe jepeshin për martesa, deri në ditën në të cilën Noeja hyri në arkë,
39 dhe nuk e morën vesh derisa erdhi përmbytja dhe i përpiu të gjithë; ashtu do të jetë edhe ardhja e Birit të Njeriut.
40 Atëherë dy njerëz do të jenë në arë, njëri do të merret e tjetri do të lihet.
41 Dy gra do të jenë duke bluar në mulli, njëra do të merret e tjetra do të lihet.
42 Hapni sytë, pra! Sepse nuk e dini në ç’ditë do të vijë Zoti juaj.
43 Por merrni vesh këtë, që po ta dinte i zoti i shtëpisë në ç’orë të natës vjen vjedhësi, do të rrinte zgjuar e nuk do të linte t’i hynin për të vjedhur në shtëpinë e tij.
44 Prandaj edhe ju të jeni gati, sepse në atë orë që ju nuk e mendoni, do të vijë
Jezusi»Mateu 24.  Kur Jezusi do të shfaqet në qiell,njëri rrëmbehet në qiell kurse tjetri do të lihet për shkatërrim në tokë si në kohën e Noes kur përmbytja shkatërroi cdo gjë(kesaj radhe cdo gjë do të digjet).Kurse Ungjilli Amerikan thotë se Kisha do të rrëmbehet në qiell kurse të tjerët do të mbeten në Tokë për të vuajtur gjatë 7 viteve të antikrishtit.«10 Por dita e Zotit do të vijë si një kusar. Në atë ditë qiejt do të zhduken me uturimë, elementet do të shkatërrohen nga zjarri dhe toka dhe çdo gjë në të do të dalin zbuluar»2Pjetri 3:10.Ardhja si kusar e Jezusit nuk ka të bëjë me rrëmbimin e mistershëm të Kishës përpara Mundimit të Madh të antikrishtit(Mundimi i Madh do të zgjasë 42 muaj,Zbulesa 12:6) sepse kur Jezusi do të shfaqet si kusar cdo gjë do të shkatërrohet.«4 Pashë frone, ku ishin ulur ata të cilëve iu dha pushtet të gjykojnë; pashë shpirtrat e atyre që u ishin prerë kokat për shkak të dëshmisë së tyre për Jezusin dhe për shkak të fjalës së Perëndisë; pashë edhe ata që nuk e kishin adhuruar bishën dhe statujën e saj dhe që nuk kishin marrë damkën në ballë e në dorë. Ata u ngjallën dhe mbretëruan me Krishtin për një mijë vjet.
5 Pjesa tjetër e të vdekurve nuk u kthyen në jetë, derisa të plotësoheshin të një mijë vjetët. Kjo është ngjallja e parë.
6 I bekuar dhe i shenjtë është ai që merr pjesë në ngjalljen e parë»Zbulesa 20:4,5,6.            Pra thuhet qart
ë se në ringjalljen e parë do të marrin pjesë vetëm ata që mbijetuan gjatë 42 muajve të antikrishtit.

Agjërimi

Agjërimi që përmëndet në Bibël, si në Besëlidhjen e Vjetër, ashtu edhe në Besëlidhjen e Re është mospranimi i gjithë ushqimit dhe i pirjes së lëngjeve për një kohë të caktuar(zakonisht për 24 orë).Kur një besimtar përballet në jetën e tij me probleme të mëdha(si për shëmbull kur është i sëmurë) ai lutet dhe agjëron që Perëndia ta ndihmojë atë.«Aty, pranë lumit Ahavë, shpalla agjërim për t’u përkulur para Hyjit tonë e për të lypur udhë të mbarë për ne, për fëmijët tanë e për gjithçka kishim...Esdra u çua e u largua nga Tempulli i Hyjit. Shkoi në banesën e Johananit, birit të Eliasibit. Nuk hëngri bukë as nuk piu ujë, sepse mbante zi për shkak të pabesnikërisë së të riatdhesuarve» Esdra 8:21 dhe10:6.«Atëherë Esteri urdhëroi t`i përgjigjeshin Mardokeut kështu:"Shko, mblidh tërë Judejtë që ndodhen në Suzë, dhe agjeroni për mua; rrini pa ngrënë dhe pa pirë tri ditë, natë e ditë. Edhe unë me vajzat e mia do të agjerojmë në të njëjtën mënyrë; pastaj do të hyj te mbreti; megjithëse një gjë e tillë është kundër ligjit; dhe në qoftë se duhet të vdes, do të vdes"»Ester 4:15,16.« Kur të agjëroni, mos merrni një hije të brengosur, siç bëjnë hipokritët, sepse atasepse ata shfytyrohen për t’u dukur para njerëzve se po agjërojnë. Me të vërtetë po ju them, ata e kanë marrë shpërblimin e tyre.
Por ti, kur të agjërosh, lyeje kokën me vaj dhe laje fytyrën,
që të mos dukesh para njerëzve që po agjëron, por para Atit tënd që nuk shihet, dhe Ati yt që sheh në fshehtësi, do të të shpërblejë»
Mateu 6:16,17,18

Agjërimi në Ortodoksi nënkupton abstenim vetëm nga disa ushqime kurse në Bibël nuk egziston as edhe një varg i vetëm që ta mbështes këtë mësim të rremë.Jezusi ne shkretëtirë për 40 ditë dhe 40 netë  i rezistoi urisë dhe etjes.Sot në shumë kisha protestante  besimtarët detyrohen që për Pashkë,për Krishtlindje etj duhet te agjërojnë(me lëngje dhe disa lloje ushqimesh).Ky është mësim i rremë dhe nuk përmëndet në letrat e Palit.Agjërimi në Islam,në Budizëm,në Hinduizëm në Katolicizëm etj nuk ka asnjë lidhje me ligjin e Perëndisë.Fetë janë krijuar nga njerzit, ato jane vetëm iluzione dhe mashtrim.Bibla është Libri i Perëndisë por njerëzit e keqinterpretojnë Atë.

Mësimi i rremë për të dhjetën

Në shumicën e kishave Evangjeliste dhe të Pendikostisë besimtarët duhet të japin 10% të rrogës mujore për financimin e rrogavepastorëve dhe të detyrimeve të Kishës.Sot feja është kthyer në biznes.Hoxhallarët, priftërinjtë dhe pastorët shfrytëzojnë besimtarët për të zhvilluar një industri me  fitime të mëdha!Në Testamentin e Ri nuk ka ndonjë urdhër ose rekomandim që të Krishterët t’i nënshtrohen një sistemi ligjor për të dhjetën. Pali thotë se besimtarët duhet të lenë mënjanë një pjesë të të ardhurave sipas mundësive të tyre në mënyrë që të mbështesin kishën .«1 Përsa i përket grumbullimit ndihmave për shenjtërit, veproni edhe ju siç i kam porositur kishat e Galacisë.2 Të parën ditë të çdo jave, secili prej jush të vërë diçka mënjanë dhe ta kursejë, sipas të ardhurave, që kur të vij unë, të mos bëhen mbledhje ndihmash.» 1 Korintasve 16:1,2.« 13 Nuk duam që disa të shtrëngohen për të lehtësuar të tjerët, por që të ketë barazi.14 Tani për tani bollëku juaj të plotësojë nevojën e tyre, që edhe bollëku i tyre të plotësojë nevojën tuaj, në mënyrë që të ketë barazi» 2 Korintasve 8:13,14.                                                                                                                                       E dhjeta është një koncept i Testamentit të Vjetër. E dhjeta ishte një kërkesë me ligj, sipas të cilit të gjithë Izraelitët duhet të jepnin 10% të gjithçkaje që fitonin para Tabernakullit (Levitikut 27:30; Numrat 18:26; Ligji i Përterirë 14:24; 2 Kronikave 31:5). Të Krishterët nuk duhet  ta japin  të dhjetën. Ata duhe të japin “aq sa munden sipas të ardhurave të tyre”. Kjo nënkupton që ata ndonjëherë mund të japin më shumë se sa të dhjetën, ndonjëherë edhe më pak. Gjithçka varet nga mundësitë e një të Krishteri dhe nga nevojat e kishës.Ndryshe nga Testamenti i Vjetër sot pastorët,mësuesit dhe apostujt duhet që ta predikojnë Biblën falas(paralelisht duhet të punojnë) si apostulli Pal i cili ishte mjeshtër për krijimin e tendave,Luka ishte doktor ...«1 Pas këtyre ngjarjeve Pali u largua nga Athina dhe shkoi në Korint.2 Aty gjeti një jude me emrin Akuila, lindur në Pont, që kishte ardhur rishtas nga Italia me të shoqen Priskilën, sepse Klaudi kishte urdhëruar që të gjithë judenjtë të largoheshin nga Roma. Pali shkoi tek ata.3 Meqë kishin të njëjtën mjeshtëri, tendabërës, ai qëndroi me ta dhe filloi të punonte(në asnjë kishë nuk flitet për këto vargje).»Veprat 18:1,2,3.                                                                                                    « Robtohemi duke punuar me duart tona(fjalët e Palit); kur na mallkojnë, ne bekojmë; kur na përndjekin, ne durojmë»1 Korintasve 4:12.Urdhërimi i Jezusit thotë se falas kemi marrë dhe falas duhet të japim       «8 Shëroni të sëmurët, ngjallni të vdekurit, pastroni të gërbulurit, nxirrni jashtë demonët; falas keni marrë, falas jepni.9 Mos merrni me vete në brezat tuaj as ar, as argjend, as monedha bakri 10 as trastë për udhë, as dy tunika, as sandale, as shkop, sepse punëtori e meriton ushqimin e vet».Mateu 10:8,9,10.                 Te krishterët e rremë si gjithmonë përdorin vetëm gjysmën e të vërtetës(punëtori e meriton ushqimin e vet).«4 Mos vallë nuk kemi të drejtë të hamë e të pimë?..7 Kush ka shkuar ndonjëherë ushtar me shpenzimet e veta? Kush e mbjell vreshtin dhe nuk e ha frytin e tij? Apo, kush kujdeset për grigjën dhe nuk pi nga qumështi i saj?13 A nuk e dini se ata që kryejnë shërbime të shenjta, hanë gjëra nga tempulli dhe ata që kujdesen për altarin, kanë pjesën e tyre në altar?14 Po kështu, edhe Zoti u dha porosi atyre që shpallin ungjillin që të rrojnë nga ungjilli.15 Por unë nuk kam shfrytëzuar asnjë të drejtë nga këto.18 Cili është pra shpërblimi im? Që, kur të predikoj ungjillin, ta paraqes atë falas, që të mos e shpërdoroj të drejtën time në predikimin e tij»1 Korintasve 9.Besimtarët duhet të ndihmojnë me të ardhurat e tyre ata që predikojnë Ungjillin në vënde të varfëra(për shëmbull në Afrikë) si dhe   besimtarët e varfër .Mëkat i madh është kur predikuesit dhe dhjakonët në Kishë paguhen me rrogë mujore.Kisha nuk është biznes.


Mashtruesit

Mesazhi i prosperitetit në këto vitet e fundit ka bërë rrënjë në shumë kisha dhe ata që predikojnë këtë mesazh kanë shumë mbështetës.Mësuesit e rremë gjithmonë thonë se flasin në emër të Perëndisë, por në fakt, gjërat që thonë  vijnë prej Satanit dhe prej mendimeve të tyre të liga. Fatkeqësisht, ka njerëz, që janë gati  për të paguar shuma të mëdha parash, vetëm e vetëm për t’i dëgjuar gënjeshtrat e këtyre mësuesve. Sepse do të vijë koha kur njerëzit nuk do ta durojnë doktrinën e shëndoshë, por, sipas ëndjeve të veta, do të mbledhin grumbull mësuesish për të gudulisur veshët dhe do t’i largojnë veshët nga e vërteta e do t’i sjellin drejt përrallave” (2 Timoteut 4:3-4)... “Tani unë ju bëj thirrje, o vëllezër, të ruheni nga ata që shkaktojnë përçarje dhe skandale kundër doktrinës që keni mësuar dhe të largoheni nga ata; sepse ata nuk i shërbejnë Zotit tonë Jezus Krisht, por barkut të tyre, dhe me fjalë të ëmbla dhe të bukura gënjejnë zemrat e të thjeshtit.” (Romakëve 16:17-18). Me dashje ose pa dashje, mashtrues të tillë paguhen nga Satani dhe përdoren prej tij, për t’iu shkatërruar shpirtrat njerëzve e për t’i çuar ata në Ferr. “Vjedhësi nuk vjen veçse për të vjedhur, për të vrarë e për të shkatërruar” (Gjoni 10:10). Djalli e realizon këtë shkatërrim nëpërmjet gënjeshtrave dhe të vërtetave gjysmake. Ju jeni nga djalli, që është ati juaj, dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj; ai ishte vrasës që nga fillimi dhe nuk qëndroi në të vërtetën, sepse në të nuk ka të vërtetë. Kur thotë gënjeshtra, flet nga vetvetja, sepse është gënjeshtar dhe ati i rrenës” (Gjoni 8:44). “Profetët profetizojnë në mënyrë të rreme, priftërinjtë qeverisin duke u mbështetur në forcën e autoritetit të vet dhe popullit tim i pëlqen që gjendja është e tillë. Por çfarë do të bëni kur të vijë fundi?” (Jeremia 5:31). Po të mos paguheshin mirë, këta mashtrues nuk do të bënin atë punë që bëjnë. “Krerët e tij gjykojnë për një dhuratë, priftërinjtë e tij japin mësim për një pagesë, profetët e tij kryejnë shortari për para; megjithatë mbështeten tek Zoti dhe thonë: "A nuk është vallë Zoti midis nesh? Nuk do të na bjerë në krye asnjë fatkeqësi" (Mikea 3:11).Këta njerëz thonë: ‘Ne besimtarët jemi fëmijët e Mbretit të mbretërve, kështu që si i ka hije princave, duhet të jetojmë si mbretër’, që do të thotë se duhet të vishemi si princat, duhet të banojmë nëpër shtëpi luksoze, duhet të kemi makina luksoze dhe shumë pasuri materiale në këtë tokë. Kur flasin, evitojnë të përdorin fjalët: ‘modesti’, ‘përulje’ dhe ‘thjeshtësi’ sepse këto fjalë (sipas tyre) nuk i kanë hije pasurive materiale që një fëmijë i Perëndisë duhet të ketë. Sipas tyre, ai që është i pasur materialisht ka shumë besim te Zoti dhe është i bekuar sepse bën vullnetin e Zotit, përkundrazi ai që është i varfër nuk është i bekuar nga Zoti sepse nuk bën vullnetin e Zotit. Këta në vend që të kërkojnë me zell të zjarrtë dhuntitë e Frymës së Shenjtë, kërkojnë me zell arin dhe argjendin e besimtarëve,në vënd që të ndërtojnë shtëpinë e Perëndisë, duan të ndërtojnë vilat e tyre.Apostujt ishin të varfër materialisht.Pjetri nuk kishte as argjend as ar për t’i dhënë atij burrit që lypte, por ai kishte dhunti frymërore.“Dhe aty ishte një njeri i çalë që prej lindjes, të cilin e sillnin çdo ditë dhe e linin afër derës së tempullit..për t’u kërkuar lëmoshë atyre që hynin në tempull. Ai, kur pa se Pjetri dhe Gjoni po hynin në tempull, u kërkoi lëmoshë. Atëherë Pjetri me Gjonin duke i ngulur sytë mbi të i tha: “Na shiko”. Dhe ai po i shikonte me kujdes, duke shpresuar se do të merrte ndonjë gjë prej tyre. Por Pjetri tha: “Unë nuk kam as argjend, as ar, por atë që kam po ta jap: në emër të Jezus Krishtit  çohu dhe ec!”. Dhe, si e kapi nga dora e djathtë, e ngriti në këmbë dhe në atë çast iu forcuan këmbët dhe nyjet. Dhe u ngrit në këmbë dhe filloi të ecë…” Veprat 3:2-8.Apostulli Pal nuk kërkoi dhuratat materiale të besimtarëve,por paralelisht me predikimin e Ungjillit punonte."Pastaj u nisën nga Athina dhe shkuan në Korint.Atje takuan një cifut nga Ponti.Ai quhej Akuil e kishte ardhur nga Italia bashkë me gruan e tij,sepse Cezar Klaudi kishte dhënë urdhër që të gjithë cifutët të dëboheshin nga Roma...Në të vërtetë,edhe ai,ashtu si Akuili(edhe Akuili predikonte Ungjillin dhe punonte),ishte mjeshtër tendash,prandaj qëndroi tek ata dhe punoi atje"Veprat 18:1,2,3. Profetët e rremë predikojnë se besimterët që vuajnë nga sëmundje të ndryshme nuk shërohen për shkak të besimit të tyre të vogël,dhe se është vullneti i Perëndisë që të gjithë besimtarët të jenë të shëndetshëm dhe të pasur.Ata thonë se nëpërmjet të menduarit pozitiv do të shërohen.Të frymëzuar nga ky mësim i rremë shumë të krishterë lanë ilacet e tyre duke gjetur një vdekje tragjike.Bibla thotë se nuk duhet ta vëmë në provë Perëndinë5 Atëherë djalli e mori dhe e çoi në Qytetin e shenjtë, e vuri në majë të Tempullit 6 dhe i tha:“Nëse je Biri i Hyjit, hidhu poshtë, sepse Shkrimi i shenjtë thotë:‘Për ty Hyji do t’i urdhërojë engjëjt e vet,dhe ata do të të mbajnë para duarsh, që këmba jote të mos vritet në ndonjë gur!” 7Jezusi iu përgjigj:“Porse Shkrimi i shenjtë thotë edhe:‘Mos e sprovo Zotin, Hyjin tënd!”»Mateu4.Gjithashtu Bibla thotë se edhe njerëzit e drejtë do të testohen,le të përmendim Jovin e drejtë dhe Palin i cili megjithëse i lutej Perëndisë për shërim lutjet e tij nuk u dëgjuan.« 7 Dhe që, të mos më rritet mendja për shkak të lartësisë së zbulesave, m’u dha në trup një ferrë ‑ engjëlli i djallit ‑ për të më rrahur që të mos krenohem. 8 Për këtë gjë tri herë iu luta Zotit të largohet prej meje. Por ai më tha: ``Hiri im të mjafton, sepse fuqia ime përsoset në dobësi``. Prandaj me kënaqësi të madhe do të krenohem më tepër për dobësitë e mia, që fuqia e Krishtit të rrijë tek unë».2 Korintasve 12:7. Këta flasin shpesh dhe me gadishmëri për lekë, për gjëra materiale duke përdorur disa vargje të Dhjatës së Vjetër dhe Dhjatës së Re (natyrisht marrin ato vargje që ata preferojnë), por shumë fjalë të Jezusit dhe të apostujve nuk duan as ti flasin dhe as ti dëgjojnë. Këtyre predikuesve i pëlqen të flasin për pasuritë materiale që kishin Abrahami, Isaku, Jakobi, Salomoni etj por nuk përmendin faktin se në Dhjatën e Re ndryshe nga Dhjata e Vjetër të gjithë ata që ishin zgjedhur nga Perëndia nga Gjon Pagëzori deri te Gjoni i Apokalipsit ishin të varfër dhe se apostujt nuk kishin pronë private(është Urdhërim nga Jezusi që besimtarët mos të kenë prona në këtë Botë) por cdo gjë e kishin të përbashkët.Jezusi, Biri i Perëndisë, kur lindi u vendos në grazhd, sikurse është shkruar: Maria “lindi djalin e saj të parëlindur, e mbështolli me pelena dhe e vendosi në një grazhd, sepse në han nuk kishte vend për ta” (Luka 2:7). Grazhdi është një vend i përulur, e pra  aty u vendos mbreti i Judenjëve kur lindi; Zoti do kishte bërë  të mundur që të lirohej një vend në han për Jozefin dhe Marinë, por nuk e lejoj.Biri i Perëndisë, lindi jo vetëm në një vend të përulur, por edhe nga persona të përulur në një familje të varfër dhe jo në një familje të pasur nga shtëpija e Davidit  (gjë që Zoti mund ta kishte bërë, por nuk e ka bërë sepse kjo gjë nuk ishte sipas vullnetit të tij). Sipas ligjit të Moisiut, gruaja, pas lindjes së një fëmije (kur ditët e pastrimit të saj të përmbusheshin) duhej të ofronte një flijim për mëkatin, sipas Shkrimit: “Kur të plotësohen ditët e pastrimit të saj, pavarësisht në se është fjala për një djalë apo vajzë, do t’i çojë priftit, në hyrje të çadrës së mbledhjes, një qengj motak si olokaust dhe një pëllumb të ri o një turtull, si flijim për mëkatin. Pastaj prifti do t’i ofrojë para Zotit dhe do të bëjë shlyerjen për të… Dhe në rast se i mungojnë mjetet për të ofruar një qengj, do të marrë dy turtuj ose dy pëllumba të rinj, njërin si olokaust dhe tjetrin si flijimin e mëkatit....” (Levitiku 12:6-8). Luka për këtë thotë: “Kur pastaj ishin plotësuar ditët e pastrimit të saj sipas ligjit të Moisiut, e çuan fëmijën në Jeruzalem për t’ia paraqitur Zotit, ashtu siç është shkruar në ligjin e Zotit: “Çdo mashkull i parëlindur do të jetë thirrur shenjt për Zotin,” dhe për të ofruar flijim, siç është thënë në ligjin e Zotit, një çift turtujsh ose dy pëllumbash të rinj” (Luka 2:22-24), nga këto fjalë mund të kuptojme se Jozefi dhe Maria ishin të varfër.Jezusi vetë jetoj i varfër në këtë botë siç është e shkruar: “Sepse ju e njihni hirin e Zotit tonë Jezus Krisht, i cili, duke qenë i pasur, u bë i varfër për ju, që ju të bëheni të pasur me anë të varfërisë së tij.” (2 Korintsave 8:9).   Jezus Krishti është thesari i fshehur që kemi gjetur, pra kush e ka Krishtin  ka çdo gjë, edhe në qoftë se është i varfër sipas botës, është i pasur sipas Zotit.Jezusi është paqja jonë dhe shpresa jonë,Ai është rruga që të conë në Parajsë.Dhuntitë e Frymës së Shenjtë(shumë të sëmurë janë shëruar nga fuqia e Zotit) , ato të shërbesës,besimi dhe njohuria e gjërave të Perëndisë janë pasuri të çmuara. “Dhelprat kanë strofka dhe zogjtë e qiellit fole; kurse Biri i njeriut nuk ka ku ta mbështesë kokën” (Luka 9:58).Po ku janë shtëpitë luksoze që pati Jezusi në tokë? Mbreti i Judenjëve kur jetoj në tokë nuk jetoj në një pallat mbretëror, nuk veshi rroba të shkëlqyera dhe nuk jetoj në bollëk si mbretërit e tokës, ai tha : “ata që veshin rroba të shkëlqyera dhe jetojnë në bollëk banojnë në pallatet e mbretërve” (Luka 7:25), por ai nuk ishte si ata megjithëse ishte mbreti i Izraelit. Ai do kishte mundur të jetonte si mbret, por e refuzoi këtë gje,ai preferoi të vinte si  shërbëtor për të shërbyer.Mbreti i Izraelit nuk vishej me të purpurta dhe nuk vuri kororën prej ari në kokë, veshjet e tij ishin të thjeshta dhe tunika “ishte pa tegel, e endur një copë nga maja e deri në fund” (Gjoni 19:23). Ato që e tallen, e veshen me të purpurta, siç ësht shkruar: “Atëherë ushtarët e çuan Jezusin në oborrin e brendshëm domëthënë në pretorium, dhe mblodhën gjithë kohortën. E veshën në purpur…” (Marku 15:16,17), dhe ushtarët, i vunë një kurorë në kokë…por me ferra..” (Marku 15:17).Ishte Mbreti i Judenjëve i cili mbasi  ngopi mijëra njerëz vetëm me pesë bukë e dy peshq, kur erdhën për ta kapur për ta bërë mbret “u tërhoq përsëri mbi mal, fill i vetëm” (Gjoni 6:15). Ai nuk kërkoj lavdi nga njerzit, por nga Ati i tij që e kishte dërguar. Në qoftë se kërkonte lavdi nga njerëzit, nuk do kishte shkuar i vetëm në mal kur erdhën ta kapnin për ta bërë mbret.Kur Jezusi hyri në Jeruzalem, nuk hyri mbi një kalë të bardhë, dhe nuk hipi sipër një vigu mbretëror të mbajtur nga apostujt e tij, sic bënin mbretërit dikur, por hipi mbi një kërriç, sipas shkrimit: “Dhe Jezusi gjeti një kërriç dhe hipi në të, siç është shkruar: “Mos druaj, o bijë e Sionit; ja, mbreti yt po vjen duke kalëruar mbi një kërriç gomareje!”” (Gjoni 12:14,15; Zakaria 9:9). Jezusi ishte i përulur nga zemra, dhe nuk e tha vetëm me gojë por e manifestoj edhe me vepra; Ai jetoj i varfër dhe nuk  kishte as edhe një monedhë për të paguar taksën vjetore që cdo izraelit njëzet vjeç e lart duhej të paguante  dhe i tha Pjetrit: “Megjithatë, për të mos i skandalizuar ata shko në det hidhe grepin dhe merr peshkun e parë që do vijë lart, hapja gojën dhe do të gjesh një monedhë merre dhe jepja atyre për ty dhe për mua” (Mateu 17:27).Jezusi ishte i varfër por mund të bëhej shumë i pasur materialisht në qoftë se do të kishte  kërkuar shpërblime për mësimet e tij dhe për shërimet sikurse bëjnë sot shumë mësues të rremë,por Ai nuk e bëri kurrë këtë gjë.

Profetët e rremë përdorin emrin e Jezusit për të dëbuar demonë dhe për të kryer mrekulli.

«22 Shumë do të më thonë në atë ditë: ‘Zot, Zot, a nuk kemi profetizuar në emrin Tënd? A nuk kemi dëbuar demonë në emrin tënd? A nuk bëmë shumë mrekulli në emrin Tënd?23                       E atëherë do t’u them hapur: ‘Unë s’ju kam njohur kurrë, largohuni prej Meje, ju që keni bërë paudhësi»Mateu7:22,23.«22 sepse do të dalin Krishta të rremë e profetë të rremë e do të bëjnë shenja e mrekulli për të mashtruar, po të jetë e mundur, edhe të zgjedhurit»Marku13:22.«9 Ardhja e të paudhit do të jetë sipas veprimit të Satanit, plot fuqi, shenja dhe mrekulli të rreme.10 dhe me çdo lloj ligësie që mashtron ata që janë të humbur, sepse ata nuk pranuan të donin të vërtetën që të shpëtoheshin.   11 Për këtë arsye Perëndia u dërgon atyre një zhgënjim të fuqishëm, që ata t’i besojnë gënjeshtrës»2Selanikasve2:11.Pra megjithëse profetët e rremë përdorin emrin e Jezusit(ata gjithashtu përdorin   emrin e Marisë dhe të shënjtorëve kurse Bibla thotë se shpëtim ka vetëm në emër të Krishtit) mbi ta nuk vepron Fryma e Shenjtë por mrekullitë që ata kryejn vijnë nga satani.Mrekullitë që kryhen në të gjitha kishat Ortodokse,Katolike dhe Ungjillore  nuk janë perfekte si mrekullitë që kryente Jezusi dhe apostujt dhe në shumicën e rasteve ato nuk i rezistojnë kohës(sëmundja pas një kohe të shkurtër shfaqet përsëri tek i sëmuri).Edhe demonët nuk dëbohen nëpërmjet Frymës së Perëndisë por nëpërmjet kryetarit të demonëve Beelzebulit(demonët e fuqishëm që banojnë tek shpirtrat e priftërinjeve,magjistarëve etj dëbojnë përkohësisht demonët e dobët që gjenden tek njerëzit e demonizuar).