APOKALIPSI

Cfarë ndodhë pas vdekjes?

Parajsa dhe Ferri. Bibla thotë se ferri është vëndi i paraburgimit të mëkatarëve dhe ndodhet poshtë humnerës(në fund të oqeaneve)në qendër të Tokës.«U ndez n’mua flakë zemërimi,

flakë do t’digjet der’ n’fund t’nëndheut!»Ligji i Përtërirë 32:22.                                              Zbritja e faraonit në Nëntokë«18 “Biri i njeriut, filloja këngës së vajtimit mbi banorët e Egjiptit! Shtyji ata e bijat e popujve të fortë në krahinën e Nëntokës bashkë me ata që zbresin në gropë...21 Trimat e trimave në mes të ferrit do të flasin me të e me ndihmësit e tij që u plandosën: ‘Heshtin të parrethprerët që shpata i korri.’

22 Aty Asiria e mbarë populli i saj... të gjithë të prerë që i korri shpata. 23 Varret e tyre janë në fundin e ferrit, turma e tyre është rreth varrit të tij: të gjithë të vrarë, nga shpata të prerë që, dikur, mbarë botës së të gjallëve i shtinë tmerrin!

24 Aty Elami e mbarë populli i tij rreth e rreth varrit të tij. Të gjithë këta prej shpatës të prerë, zbritën në krahinën e të vdekurve të parrethprerë... por e morën çnderimin e vet bashkë me ata që zbresin në ferr....

26 Aty është Mosoku, Tubali e mbarë populli i tij ... 27 Nuk pushojnë me trima që dikur ranë dhe me armë zbritën në krahinën e të vdekurve e i vunë armët nën koka të veta dhe i kishin shqytat mbi eshtra të vet..

29 Aty është Idumeja, mbretërit e saj e princat e saj: edhe pse trima, ata shtrihen në mes të të prerëve prej shpatës dhe flejnë me të parrethprerë, me ata që zbritën në gropë.

30 Aty janë princat e Veriut e të gjithë sidonët. Edhe ata zbritën me të prerë, megjithëse ishin tmerr për kah trimëria...

31 Do t’i shohë faraoni e do të gëzohet për gjithë këtë shumicë të madhe. Janë të prerë me shpatë të faraonit e të mbarë ushtrisë së tij ‑ është fjala e Zotit»Ezekieli 32.                               «31 Posa pushoi së foluri, u hap toka nën këmbët e tyre, 32 e hapi gojën e vet dhe i përpiu me gjithçka kishin: me shtëpi, me njerëzit e Koreut(armiqtë e Moisiut) e me mbarë pasurinë e tyre: 33 të gjallë zbritën në Ferr, i mbuloi dheu dhe u zhdukën nga bashkësia»Numrat 16.                                                                   Njeriu i pasur dhe Lazri skamnor 

«19 “Ishte një njeri i pasur që vishej me cohë të kuqe e me pëlhurë të çmueshme dhe gostitej shkëlqyeshëm si një ditë përditë. 20 Kurse para derës së tij rrinte një skamnor, plot çibana, që quhej Lazër 21 e dëshironte të ngihej me dromcat që binin nga tryeza e pasanikut. Madje edhe qentë vinin e ia lëpinin varrët.

22 Vdiq skamnori e engjëjt e çuan në prehër të Abrahamit. Vdiq edhe pasaniku dhe e varrosën.

23 Në ferr, ndër mundime të mëdha, çoi sytë e pa prej së largu Abrahamin dhe Lazrin në prehrin e tij 24 e bërtiti: ‘O atë Abraham, ki mëshirë për mua e dërgoje Lazrin ta lagë majën e gishtit të vet në ujë e të ma flladisë gjuhën se po mundohem për së tepërmi në këtë flakë.’ 25 Abrahami iu përgjigj: ‘Mos harro, o bir, se ti i gëzove të mirat e tua gjatë jetës sate, ndërsa Lazri të këqijat; tashti, ky këtu gëzon e ti vuan. 26 Por, për më tepër, ndërmjet nesh e jush është një humnerë e madhe, kështu që, edhe ata që do të donin të kalojnë prej këndej te ju, nuk munden, po ashtu edhe prej andej të kalojë këndej, s’mundet askush!’»Luka 16.      Krimineli i penduar

«39 Njëri nga kriminelët e kryqëzuar e fyente:

“Po a nuk je ti Mesia?! Shpëto veten edhe ne!”

40 Por ai tjetri e qortoi shokun:

“As ti nuk e druan Hyjin që po vuan të njëjtin dënim si ai? 41 Sa për ne kjo është drejtësi: po marrim ndëshkimin e merituar për veprat tona! Por ky ‑ ky s’bëri asnjë të keqe!”

42 Dhe tha:

“Të të bjerë ndër mend për mua, o Jezus, kur të arrish në Mbretërinë tënde!”

43 E Jezusi i tha:

“Për të vërtetë po të them: sot do të jesh me mua në parajsë.”»Luka 23.                                Sot djalli mbretëron në Tokë dhe në Ferr(në qëndër të tokës).Kur të rikthehet Jezus Krishti,djalli do të burgoset në qëndër të tokës për 1000 vjet,ndërsa profeti i rremë dhe antikrishti do të hidhen në liqenin e zjarrtë.«20 Egërsira u zu rob dhe bashkë me të edhe Profeti i rrejshëm që në praninë e saj bënte shenja të mrekullueshme me të cilat gënjente ata që morën vulën e Egërsirës dhe adhuruan truporen e saj. Të dy gjallë u hodhën në liqenin e zjarrtë që digjet me sulfur»Zbulesa 19:20.«1 Pastaj pashë: një engjëll tjetër po zbriste prej qiellit me çelësin e Humnerës dhe me hekura të mëdha në dorë. 2 Ai e kapi Dragoin - Gjarprin e vjetër - Djallin, Satanin - dhe e lidhi në hekura për një mijë vjet. 3 E plandosi në Humnerë, e mbylli dhe e vulosi derën mbi të që të mos i ngashnjejë njerëzit derisa të plotësohen një mijë vjetët»Zbulesa 20:1,2,3.Pas 1000 vjeteve djalli do te lirohet nga burgu dhe do të mashtrojë banorët e tokës(njerëzit e paktë që do të mbijetojnë pas Fundit të Botës do të shtohen dhe do të jetojnë në paqe për 1000 vjet).

«7 Pasi të kryhen një mijë vjet, Satani do të zgjidhet nga burgu i tij 8 dhe do të dalë të ngashnjejë popujt nga katër anët e botës - Gogë dhe Magogë - dhe do t’i bashkojë në luftë: numri i tyre është porsi rëra e detit.

9 Edhe këta u tubuan në fushën e gjerë të botës, e rrethuan fushimin e shenjtërve dhe qytetin e dashur. Por, nga qielli zbriti zjarri dhe i përpiu. 10 Djalli - ngashnjyesi i tyre, që plandosur në liqenin e zjarrtë dhe të sulfurt, aty ku gjendet Egërsira dhe Profeti i rrejshëm: aty do të vuajnë ditë e natë në shekuj të shekujve»Zbulesa 20:7-10.                                                                 Gjyqi i Madh I Perëndisë(1000 vjet pas Fundit të Botës).

«11 Atëherë pashë një fron të madh dhe të bardhë edhe Atë që rri në të. Para tij u zhduk toka e qielli pa lënë farë gjurme.

12 Pashë edhe të vdekurit: të mëdhenj dhe të vegjël, në këmbë para fronit. Atëherë u hapën librat. U hap edhe një libër tjetër: libri i jetës.

Të vdekurit u gjykuan sipas shkrimeve që ishin në libra - sipas veprave të tyre.

13 Deti i ktheu të vdekurit që ishin në të, po ashtu edhe Vdekja dhe Nëntoka(ferri ku mekatarët vuajnë paraburgimin) i kthyen të vdekurit që ishin në to: të gjithë qenë gjykuar sipas veprave të veta.

14 Atëherë edhe Vdekja dhe Nëntoka qenë hedhur në liqenin e zjarrtë.

Liqeni i zjarrtë është vdekja e dytë.

15 Kushdo nuk u gjet i shkruar në librin e jetës qe plandosur në liqenin e zjarrtë»Zbulesa 20:11-15.

Dëbimi i djallit nga Parajsa qiellore.                                                       Përpara mijëra vjetëve djalli ndodhej në qiell dhe ishte ëngjëll drite(lucifer:luce-dritë dhe ferej-sjell).Ai dhe ëngjejt e tij u rebeluan ndaj Perëndisë dhe kërkonte të mbretëronte në Parajsën Qiellore dhe të adhurohej si Perëndi prandaj ata u dëbuan nga prania e Perëndisë dhe u flakën nga qielli.«7 Në qiell shpërtheu lufta. Mikaeli dhe engjëjt e tij luftuan kundër dragoit. Edhe dragoi luftoi bashkë me engjëjt e vet,
8 por nuk ishte edhe aq i fortë, dhe për ta nuk u gjet asnjë vend në qiell.
9 Dragoi i madh, gjarpri i lashtë i quajtur djall dhe Satan, që mashtroi tërë botën, u hodh poshtë. Ai u flak përtokë dhe bashkë me të edhe engjëjt e tij(demon
ët).»Zbulesa 12:7,8,9.«Vallë, si ke rënë nga qielli, o Lucifer, bir i agimit? Vallë si të hodhën për tokë ty që i hidhje poshtë kombet?Ti që të thoshte mendja jote: “Në qiell do të ngrihem, lart mbi yje të Perëndisë do të ngre stolin, do të rri në malin e tubimit, në skaj të veriut.Do të ngjitem përsipër resh, do të jem porsi i Larti Zot!”Dhe ja zbrite në Nëntokë, u plandose në fund të Humnerës(keto vargje paralelisht i dedikohen djallit si dhe mbretit te Babilonës).Isaia 14:12-15.Sot djalli mbretëron në ferrë(ferri ndodhet poshtë oqeaneve në qëndër të Tokës) si dhe në sipërfaqen e Tokës.«13 Kur dragoi e pa që ishte flakur përtokë, e përndoqi gruan që lindi fëmijën mashkull(gruaja paralelisht simbolizon Marien,nënën e Jezusit e cila u arratis në shkretëtirë ose ndryshe në Egjipt sepse mbreti Herod donte ta vriste fëmijën,gjithashtu simbolizon dhe besimtarët e krishterë(Kisha e Jezusit) të cilët nuk do të marrin vulën e djallit në dorën e djathtë,Bar-Kodin 666 gjatë 42 muajve të antikrishtit dhe do të fshihen nëpër vende të pabanuara). 14 Gruas iu dhanë të dy krahët e shqiponjës së madhe, që të fluturonte në vendin e përgatitur për të në shkretëtirë, atje ku ushqehet për njëfarë kohë, disa kohë dhe gjysmë kohe, larg pranisë së gjarprit.
15 Gjarpri lëshoi nga goja ujë si lumë, që gruan ta rrëmbente vërshimi i lumit.
16 Toka i erdhi në ndihmë gruas duke hapur gojën dhe duke përpirë lumin që lëshoi dragoi nga goja e vet.
17 Dragoi u zemërua me gruan dhe u largua që të bënte luftë me pjesën tjetër të pjellës së saj(b
ëhet fjalë për besimtarët e krishterë që nuk e kanë origjinën nga Izraili)...Zbulesa 12.


 

Djalli vrasës dhe gënjeshtar

Djalli   është   burimi i së keqes në shoqëri e në zemrën e njeriut, sepse është vrasës që nga zanafilla.Ai e tundon  njeriun, duke e nxitur të ecë në rrugën e së keqes dhe duke e pushtuar krejtësisht  atë.kryesisht  në moshën e adoleshencës pasi kalon mosha e pafajësisë,mosha e femijërisë ,kur të rinjtë fillojnë mardhëniet e para seksuale duke i hapur rrugën demonëve të banojnë në shpirtërat e tyre(shenjat janë depresioni,urrejtja,gënjeshtrat...).Bibla thotë:«9 Apo nuk e dini që të padrejtët nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë? Mos u gënjeni: as të përdalët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as homoseksualët,10 as vjedhësit, as të babëziturit, as pijanecët, as përgojuesit, as grabitqarët nuk do ta trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.11 Të tillë ishin disa prej jush. Por ju u latë, u shenjtëruat, u shfajësuat në emrin e Zotit Jezus Krisht dhe në Frymën e Perëndisë sonë»1 Korintasve 6:9-11.«44 Ju jeni prej atit tuaj, djallit, dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj. Ai ishte vrasës që në fillim dhe nuk qëndronte në të vërtetën, sepse e vërteta nuk ishte në të. Kur dikush thotë një gënjeshtër, ai flet prej vetes së vet, sepse është gënjeshtar dhe ati i gënjeshtrës»Gjoni 8:44.Djalli i lidh shpirtërat e njerëzve dhe në shumë raste u shkakton atyre sëmundje të ndryshme(mund të shkaktojë kancer,paralizë,emoragji celebrale,infeksione,sëmundje në zemër...) «10 Dhe një të shtunë Jezusi po mësonte njerëzit në një nga sinagogat.11 Dhe ja, aty ishte një grua që kishte prej tetëmbëdhjetë vjetësh një frymë lëngate, ishte krejt e kërrusur dhe nuk mund ta drejtonte fare trupin.12 Kur Jezusi e pa, e thirri dhe i tha: "Grua, je çliruar prej lëngatës sate."13 Vuri duart mbi të dhe asaj menjëherë iu drejtua trupi dhe filloi të përlëvdonte Perëndinë14 Por kreu i sinagogës, u zemërua ngaqë Jezusi kishte shëruar ditën e shtunë...15 Atëherë Zoti iu përgjigj dhe tha:... kjo, që është bijë e Abrahamit, të cilën e kishte mbërthyer Satani plot tetëmbëdhjetë vjet, a nuk duhej çliruar prej kësaj zgjedhe ditën e shtunë?"Lluka13:10-15.«24 Lajmi për Të u përhap në gjithë Sirinë; i sollën të gjithë të sëmurët që vuanin nga lëngata e dhembje të forta, ata që i kishin mbërthyer demonët, ata me sëmundjen e tokës e ata që ishin të paralizuar, dhe Ai i shëronte»Mateu4:24. «32 Dhe ja, ndërsa ata po dilnin, i sollën Jezusit një të pagojë, të pushtuar nga demoni.33 Kur demoni u dëbua, i pagoji foli dhe turma mbeti e mrekulluar, duke thënë: "Kurrë nuk është parë një gjë e tillë në Izrael.»Mateu 9:32,33.

Satani në Parajsën e Edenit

Pasi Perëndia krijoi Adamin, Ai e vendosi atë në kopështin e Edenit.« Zoti Hyj mbolli një kopsht në Eden, në lindje e në të e vendosi njeriun që e kishte krijuar....Një lumë buronte nga Edeni për ta ujitur kopshtin. Prej andej ndahej e formonte katër krahë...lumi i tretë quhet Tigris: ky rrjedh në lindjen e Asirisë. E lumi i katërt është Eufrati... Zoti Hyj e mori njeriun dhe e vendosi në kopshtin Eden që ta  ruajë atë:  Zoti Hyj i urdhëroi njeriut dhe i tha: “Ha prej çdo peme të kopshtit;  por prej pemës së dijes - të së mirës dhe të së keqes, ruaj se ha. Sepse, atë ditë që ke për të ngrënë prej saj, do të vdesësh”...Zanafilla 2.Satani pasi ishte dëbuar nga qielli ndodhej në tokë dhe ishte ai që tundoi Evën:«Ky i tha gruas: “Vërtet, Hyji ju urdhëroi që të mos hani prej asnjë peme të kopshtit?”.  Gruaja iu përgjigj: “Ne i hamë frutat e pemëve që janë në kopsht; 3 porse për frytin e pemës që është në mes të kopshtit, Hyji na urdhëroi të mos e hamë as të mos e prekim që të mos vdesim”. 4 Porse gjarpri i tha gruas: “Nuk do të vdisni assesi. 5 Madje Hyji e di se kurdo të hani prej saj, sytë tuaj do të hapen e do të bëheni porsi Hyji duke e njohur të mirën e të keqen”...6 Atëherë gruaja pa se pema ishte e mirë për ta ngrënë dhe e bukur për t’u parë dhe pemë e dëshirueshme për të fituar dijen; gruaja mori prej frutit të saj dhe hëngri. Pastaj i dha edhe burrit të vet që ishte me të. Hëngri edhe ai. 7 Atëherë u hapën sytë të dyve. Kur panë se ishin lakuriq, gërshetuan gjethe fiqsh dhe bënë mbështjellës për vete...9 Zoti Hyj e thirri njeriun e i tha: “Ku je”? 10 Ky iu përgjigj: “Dëgjova zërin tënd në kopsht e u tremba, sepse jam lakuriq e u fsheha”. 11 Ai i tha: “Kush të tregoi se je lakuriq? A mos hëngre frutat nga pema prej së cilës të kam urdhëruar të mos hash”? 12 Njeriu u përgjigj: “Gruaja që ma dhe për shoqe, ajo më dha frut prej pemës dhe hëngra”. 13 Atëherë Zoti Hyj i tha gruas: “Pse e bëre këtë”? Gruaja u përgjigj: “Më gënjeu gjarpri dhe hëngra”.14 Atëherë Zoti Hyj i tha gjarprit:“Pasi e bëre këtë gjë(djalli fshihej pas gjarprit)qofsh mallkuar ndër të gjitha  kafshët e egra!Do të ecësh përmbi barkun tënd dhe do të hash pluhur në të gjitha ditët e jetës sate!.... E gruas i tha:“Do t’i shtoj mundimet e shtatzënisë sate, në mundime do t’i lindësh fëmijët,burri yt do të sundojë mbi ty.”17 Kurse njeriut i tha:“Pasi e dëgjove zërin e gruas sate dhe hëngre frutin prej pemës që ta pata ndaluar ta hash:Për shkak tëndin qoftë mallkuar toka!Prej saj me mund do ta nxjerrësh kafshatën për çdo ditë të jetës sate.19 Me djersë të ballit tënd do ta hash bukën derisa të  kthehesh në dhe prej të cilit qe nxjerrë, sepse pluhur je dhe në pluhur do të kthehesh”!23 Zoti Hyj e dëboi njeriun prej kopshtit të Edenit(historia përsëritet,sic u dëbua satani nga Parajsa Qiellore ashtu u dëbuan dhe Adami me Evën nga Parajsa e Edenit sepse ata nuk ju bindën urdhërimeve të Perëndisë) që ta punojë tokën prej së cilës qe krijuar. 24 E dëboi njeriun dhe, në lindjen e kopshtit të Edenit, i vendosi kerubinët e shpatën flakëruese e vringëlluese për ta ruajtur shtegun e pemës së jetës.

Perëndia është i drejtë dhe i dashur, përse lejon Ai që të vuajë i drejti?

Autori i librit të Jobit na jep disa përgjigje mbi këtë pyetje.Jobi ishte një njeri i drejtë. Ai e kishte frikë Perëndinë dhe i largohej së keqes (Jobi 1:1, 8; 2:3). Por Satani deklaroi se Jobi i shërbente Perëndisë vetëm për shkak të bekimeve.Perëndia e lejoi Satanin që ta sulmonte Jobin. Jobi humbi fëmijët e tij dhe gjithçka që kishte. Por ai i qëndroi besnik Perëndisë.«13 Një ditë, kur bijtë e Jobit po hanin e po pinin verë në shtëpinë e vëllait të vet të madh, 14 ia behi lajmëtari te Jobi e i tha: “Qetë po lëronin e gomaret po kullotnin afër tyre, 15 kur ja, papritmas u sulën sabenjtë, rrëmbyen qe e gomare, shërbëtorët i prenë me shpatë dhe shpëtova vetëm unë që po ta sjell këtë lajm”.16 Ndërkohë që ky ende po fliste, erdhi një tjetër e tha: “Zjarri i Hyjit ra prej qiellit, i dogji delet e i përpiu barinjtë dhe shpëtova vetëm unë që po ta sjell këtë lajm”.17 Po edhe ndërsa ky ende po fliste, ia behi një tjetër e tha: “Kaldenjtë u ndanë në tri çeta, i sulmuan devet, i rrëmbyen ato, i prenë barinjtë me shpatë dhe shpëtova vetëm unë që po ta sjell këtë lajm”.18 Ende ky po fliste, dhe ja, një tjetër hyri e tha: “Ndërsa djemtë e tu e vajzat e tua po hanin bukë e po pinin verë në shtëpinë e vëllait të vet të parëlindur, 19 u sul një stuhi papritmas tejet e fortë nga ana e shkretëtirës dhe i tundi katër këndet e shtëpisë. Shtëpia ra, i shtrydhi fëmijët e tu e mbetën vdekur, e shpëtova vetëm unë që po ta sjell këtë lajm të zi”. Në një provë të dytë, Perëndia e lejoi Satanin që të sulmonte shëndetin e Jobit.Madje edhe gruaja e Jobit i sugjeroi atij që ta mallkonte Perëndinë dhe të vdiste (Jobi 2:9-10). Por megjithatë, Jobi nuk e fajësoi Perëndinë. Ai ishte njeri me një besim të madh, me durim dhe këmbënguljeje të jashtëzakonshme (Jakobi 5:10-11).Libri i Jobit lufton me një pyetje të vjetër. Nëse Perëndia është i drejtë dhe i dashur, përse lejon Ai që të vuajë i drejti? Herë pas here Perëndia e lejon Satanin që ta sulmojë të drejtin. Këto sprova e pastrojnë besimin, ashtu si rafinohet ari në zjarr (Jobi 23:10; 1 e Pje. 1:6-7). Provat e bëjnë akoma edhe më të të mirë një njeri. Jobi u rrit në besim dhe përulësi (Jobi 42:1-10).Herë pas here rruga mund të jetë e errët dhe me gropa. Por në fund, ashtu siç mësoi Jobi, Perëndia është plot dhembshuri (Jobi 42:7-17; Jakobi 5:11).Ne nuk duhet të dalim në përfundimin se të gjitha sëmundjet dhe problemet vijnë për shkak të mëkatit (Gjoni 9:1-3)...Sot satani nëpërmjet sëmundjeve vdekjeprurëse dhe aksidenteve të rënda rrugore vret miliona mëkatarë(pagesa e mëkatit është vdekja që është sinonim me fjalën djall).Bibla thotë se përpara se të vijë fundi i botës djalli dhe profetët e rremë do të marrin fuqi të jashtëzakonshme dhe do të shfaqen me shumë shenja dhe mrekulli « Dhe ja, pashë një kalë të përhimë. Ai që i kishte hipur, e kishte emrin Vdekje dhe Ferri(demonët) po e ndiqte pas. Atyre iu dha pushtet mbi një të katërtën e dheut, për të vrarë me shpatë(luftë), me zi buke e me murtajë(sëmundje) dhe me bishat e egra të tokës»Zbulesa6:8.«15 Gjarpri lëshoi nga goja ujë si lumë(përmbytjet), që gruan ta rrëmbente vërshimi i lumit.16 Toka i erdhi në ndihmë gruas duke hapur gojën dhe duke përpirë lumin që lëshoi dragoi nga goja e vet»Zbulesa12:15,16. «11 Atëherë pashë: një tjetër Egërsirë po dilte nga toka...13 Ajo bën shenja të mëdha: deri edhe zjarrin e bën të ulet nga qielli përmbi tokë ndër sy të njerëzve (nëpërmjet zjarreve të mistershme që  shkaktojnë demonët në vënde publike,shkolla kopshte trena aeroplane etj satani vret shumë njerëz)»Zbulesa 13:11,13.Mrekullia sataniste e të ashtuquajturës “flaka e shenjtë” e ortodoksisë që shfaqet në Jeruzalem në festën e Pashkës pa praninë e njeriut  vërtetonë argumentet e mësipërme.