APOKALIPSI

Cfarë thotë Bibla për fillimin e mijëvjecarit të ri?A jemi shumë afër fundit të Botës?

Sot toka“ po vuan” nga një sëmundje vdekjeprurëse që është në fazat e para të saj.Akoma nuk është fundi sepse duhet të shfaqet antikrishti dhe të vijë paqja botërore për disa vite. «Por kur të dëgjoni për luftëra e për trazira, mos u tmerroni sepse këto duhet të ndodhin më parë, por fundi nuk do të vijë menjëherë.Pastaj u thoshte: "Do të ngrihet kombi kundër kombit dhe mbretëria kundër mbretërisë.Do të bien tërmete të mëdha në vende të ndryshme, murtaja(sëmundje vdekjeprurese ) e zi buke,tmerre e shenja të mëdha do të vijnë nga qielli».Lluka21:9,10,11.Gjendjet e motit, shpërthimet e sëmundjeve, tërmetet dhe ngjarje të tjera aktuale konfirmojnë se Kthimi i Jezusit është shumë afër. Lufta në kohërat bashkëkohore ka marrë përmasa më të mëdha se kurrë më parë.Bota jonë  është e njohur si botë e krimeve dhe e dhunës.Në shumë vende askush nuk ndihet i sigurt në rruge madje edhe gjatë ditës. Urija dhe të ushqyerit e keq kanë prekur një të pestën e popullsisë së tokës, duke shkaktuar vdekjen e  miliona fëmijëve çdo vit.Sëmundjet e zemrës, kanceri, SIDA dhe shumë epidemi të tjera kanë vrarë  miliona njerëz.Shumë argumentojnë se tërmetet dhe fatkeqësitë natyrore kanë qenë gjithmonë dhe për këtë arsye kjo është krejtësisht normale. Fatkeqësitë kanë qenë gjithmonë me të vërtetë, por jo në mënyrë intensive në një shkallë të tillë të madhe. Statistikat flasin qartë dhe pa dyshim, se fatkeqësitë natyrore janë duke u rritur dhe në një shkallë të madhe.Sot numri i tërmeteve është rritur me mbi 6000% në krahasim me vitet 60.

Shënjat e kohërave

Në 11 Mars 2011 Japonia ishte qëndra e nje tërmeti nga më te fuqishmit ne histori.Termeti ishte prej nje magnitude 8.9 në shkallën rikter. Tërmeti shkaktoi një tsunam që demtoi rëndë qytetet me rradhë dhe  numri i të vdekurve arriti në 16.000. Dallgët e tsunamit arrinin gjatesinë e 10 metrave .
Pamje apokalipsi!Në vitin 2004, rreth 230.000 njerëz në 11 vende u vranë në një seri tsunami të shkaktuara nga një tërmet shumë i fortë në Oqeanin Indian. Indonezi, Sri Lanka, India dhe Tajlanda janë vendet më të prekura. Tërmeti me magnitudë 9.3 rikter shkaktoi cunami ,dallgët arritën lartësinë 30 metra dhe vlerësohet si  cunami më shkatërrues në  të gjithë historinë e botes.

Pagesa e mëkatit është vdekja

«Pra, paga e mëkatit është vdekja, ndërsa jeta e pasosur është dhuratë e Hyjit, në Jezu Krishtin, Zotin tonë»Romakëve 6:23.«Frikacakët, ata që nuk besojnë, për të neveritshmit, vrasësit,kurvarët, magjistarët, idhujtarët dhe të gjithë gënjeshtarët do ta kenë vendin në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur»Zbulesa 21:8(mëkati te con ne ferr).Eshtë mëkat te kryesh mardhënie seksuale jashtë martesës.Liria seksuale dhe rritja e mëkatit kanë sjell rritjen e sëmundjeve që ngjiten nëpërmjet marrëdhënjeve seksuale si HIV/AIDS, hepatit, sifilis, gonorea..Në fund të vitit 2009, 35 milionë njerëz jetonin me SIDA(HIV,AIDS).Bota e sotme po hedh hapat e saj drejt greminës .Një botë e kthyer në xhungël,ku mbizetëron mëkati dhuna dhe frika  e ku vyrtytet e shënjta te njerëzimit si ndershmëria po zhduken.Një profeci që flet për ditët tona thotë1 Edhe këtë duhet ta dish: në ditët e fundit do të vijnë kohë të vështira. 2 Sepse njerëzit do të jenë egoistë, lakmues të hollash, krenarë, madhështorë, blasfemues, nuk do t’i dëgjojnë prindërit, mosmirënjohës, ateistë, 3 të padhimbshëm, të papajtueshëm, shpifës, të panënshtrueshëm, të panjerëzishëm, të dhunshëm, që s’e duan të mirën, 4 tradhtarë, të ngutshëm, të verbuar prej krenarisë, të dhënë më fort pas ëndjes se sa pas Hyjit. 5 Ata do ta ruajnë dukjen e jashtme të përshpirtërisë, por kanë për ta mohuar fuqinë e saj.  6 Prej këtyre janë ata që hyjnë nëpër shtëpi dhe i shtiejnë në leqet e veta gratë e ngarkuara me mëkate, të nxitura nga lloj-lloj prirjesh»Letra e dytë e Timoteut Kapitulli 3.                                               Sida sëmundja e homoseksualëve dhe kurvarëve

Thellohet pabarazia sociale në Botë
Të varfrit bëhen më të varfër, të pasurit më të pasur

A e dini se cdo vit vdesin nga urija 15 milionë femijë. Sot rreth 2 miliardë njerëz jetojnë në varfëri ekstreme(ata që jetojnë me më pak se 1.25 dollar n ditë).Ndërsa miliarda njerëz jetojnë në varfëri ekstreme pasuria e meksikanit Carlos Helu kapë vlerën 53.5 miliardë dollare,ajo e Bill Gates të mikrosoftit,53 miliardë,Warren Buffett,47 miliardë...Në lluks jetojnë edhe të gjithë pastorët e kishave Ungjillore  dhe të kishave qe predikojnë ungjillin amerikan të prosperitetit , udhëheqësit e kishave Katolike dhe Ortodokse etj. duke ju gjunjëzuar keshtu satanit.Bibla thotë se në ditët e fundit do të dalin shumë profetë te rremë dhe kudo do te predikohet mësimi i rremë.«sepse Krishta të rremë e profetë të rremë do të dalin e do të bëjnë shenja të mëdha e mrekulli për të mashtruar, po të ishte e mundur, edhe të zgjedhurit.»Mateu24:24.«Askush të mos ju mashtrojë kurrsesi, sepse ajo ditë nuk do të vijë pa ardhur më parë apostazia e madhe(largimi nga besimi i vërtetë) dhe pa u zbuluar njeriu i paudhësisë, biri i shkatërrimit.»2Selanikasve2:3

Po afrohet kthimi i Jezus Krishtit.

Të gjithë njerëzit e kanë vënë re me siguri se me planetin tonë dicka nuk shkonë mirë.Në të gjitha raportet e medias ne dëgjojmë në lidhje me fatkeqësitë natyrore: tërmetet e mëdha, përmbytjet, rrëshqitjet e dheut,vullkanet, zjarret, uraganet ,cunamet dhe tornadot të cilat janë një dukuri e përditshme.Kudo  flitet për luftëra, trazira të përgjakshme dhe greva.Kemi dëgjuar kohët e fundit se një pjesë e madhe e tokës  në Rusi , Kinë dhe vënde të tjera aziatike gjendet nën ujë,një vullkan shpërtheu në Islandë,kemi dëgjuar për tërmete të mëdha në Zelandën e Re Japoni Kinë etj,për përmbytje dhe rrëshqitjet e dheut në Amerikën e Jugut.Australia papritmas e gjeti veten nën ujë.Gjithashtu është rritur dhe ndotja e tokës si dhe vdekshmëria masive e zogjve dhe peshqve në të gjithë botën.«Do të ketë shenja në diell, në hënë e në yje. Mbi tokë popujt do të gjenden ngushtë, të tmerruar prej gjëmës së detit e prej valëve të tij.  Njerëzve do t’u dalë shpirti prej frikës dhe pritjes ç’do të ndodhë me botën, sepse ‘trupat qiellorë do të lëkunden»Luka21:25.«Vajton toka, po lëngon,po ndotet,po lëngon bota,qielli e toka janë në lëngim.Prej banorëve të vet toka u dhunua, sepse e shkelën Ligjin,thyen urdhrin, thyen Besën e përjetshme. Këndej mallkimi tokën po e përpin, rrjedhojat po i pësojnë banorët; këndej po shuhen banorët e saj..»Isaia24:4,5,6.

E pabesueshme por e vërtetë

Ne 12 Janar të 2010 Haiti u godit nga nje tërmet me magnitudë 7 rikter.Qeveria e Haitit raportoi për 316.000 të vdekur,300.000 te plagosur dhe për 1 milionë të pastrehë.Pse Haiti u godit kaq tmerrshem, dhe pse jane sakrifikuar kaq shume jete njerezish brenda nje kohe te shkurter?Haiti  është i njohur për praktikimin kombëtar të VooDoo dhe për betimin që kanë bërë më shumë se 200 vjet më parë një grup priftërinjsh për t'ia kushtuar Haitin djallit.Haiti është vendi i vetëm në botë që ia ka kushtuar hapur tërë qeverinë e saj djallit. Shpirtrat Demonike janë konsultuar për vendimet politike të qeverisë.Me fakte historike te  dokumentuara provohet se Haiti i është kushtuar Satanait 200 vjet më parë.Më 14 gusht 1791, një grup houngans (priftërinj VooDoo), të udhëhequr nga një ish skllav houngan I quajtur Boukman, bëri një pakt me djallin në një vend të quajtur Bois-Caiman. Të gjithë të pranishmit u zotuan të shfarosin të gjithë francezët e bardhë në ishull. Ata flijuan një derr të zi në një ritual VooDoo në të cilin qindra skllevër  pinë gjakun e tij. Në këtë ritual, Boukman I kërkoi djallit   ndihmë    për të çliruar Haitin nga francezët. Në shkëmbim, priftërinjtë VooDoo ofruan që  tia kushtonin vendin djallit për 200 vjet dhe u betuan se do ti shërbenin atij. Më 1 janar, 1804, u formua kombi i Haitit dhe kështu filloi një tirani e re demonike.

Voodoo është një praktikë e bazuar në një përzierje të spiritizmit afrikan dhe magjise. 75 dhe 90 për qind e Haitianeve praktikojne VooDoo.Praktikuesit do të shkonin në Kishën Katolike të dielën, dhe në raste të tjera do të merrnin pjesë në ceremonitë VooDoo thellë në pyje.Më 8 prill 2003, Presidenti Jean-Bertrand Aristide miratoi Voodoo si një fe të njohur zyrtarisht në Haiti.Aristide ka qenë një figurë e diskutueshme që ai u bë presidenti i parë i zgjedhur lirisht në historinë e Haitit në vitin 1991me mbeshtetjen e Bill Clinton, 200 vjet pasi kombi i ishte dedikuar djallit.Një nga veprimet e tij te para ishte mbështetja e tij për të rivendosur paktin. Aristide qendroi ne pushtet per tetë muaj para se ai te perjashtohej, me pas largohet në Shtetet e Bashkuara.Pasi Clinton dërgoi 20.000 trupa amerikane për të rivendosur në pushtet Aristide në vitin 1994, presidenti i kthyer ne diktator shpërndau ushtrinë. Por forcat policore  me te cilat zevendesoi ushtrine ishin me brutale ndaj popullit haitian, te angazhuara në ekzekutimet, si dhe ne tregtine e drogës duke e bere Aristide njeriun më të pasur në Haiti. Paratë e drogës I japin mundesi Aristide të jetojë në një rezidencë luksoze, kur ne vend paga mesatare vjetore është 350 dollare.

Kujdes!!! AntiKrishti 666 njeriu i mëkatit po vjen!

LIRIA SEKSUALE.Mediat, Shtypi, Librat, Kinemaja dhe Interneti janë shndërruar në qëndra të propagandës së lirisë seksuale.Ajo që propagandohet sot  është liria për mardhënie seksuale të shfrenuara duke mos marrë parasysh ligjet dhe urdhëresat hyjnore duke mos njohur asnjë lloj kufizimi në këtë fushë.  Mardhëniet seksuale midis vajzave dhe djemëve të rinjë në ditët tona janë bërë një gjë e natyrshme dhe normale, ku shumica e tyre përpara martesës kanë patur mardhënie seksuale  me shumë persona duke filluar nga mosha 10-15 vjecare. Sipas të dhënave të ekspertëve shihet se ata që kanë kryer mardhënie te paligjshme,përvec sëmundjeve fizike kanë pësuar edhe sëmundje psiqike te cilat i shoqërojnë gjatë gjithë jetës.  Ndër rezultatet më të këqija  të këtyre mardhënieve janë edhe femijët e paligjshëm. Në SHBA  më shumë se 1.2 milionë në vit të porsalindur humbin të drejtën e jetës për shkak të aborteve.Nga 1973 deri më sot janë kryer në SHBA, 50 milionë aborte legale.Dashuria e lirë erotike, ligjërimi i kurvërisë dhe aborteve, liria e adhurimit të mishit, shthuria morale e papërmbajtshme, anarshia e modës dhe në përgjithësi largimi nga “udha e porosive” të Perëndisë të gjitha këto janë goditje të pamëshirëshme e mizore ndaj martesës dhe familjes.Gjatë shekullit të 20 statistikat tregojnë, se shkurrorëzimi ka patur nje rritje prej 700 % ku kulmin e sajë e ka arritur në fund te këtij shekulli. Sot ne SHBA dhe ne Evrope ne cdo 2 martesa 1 përfundon me ndarje. Ne fakt rritja e ndarjeve është si pasojë e propagandës së shfrenuar seksuale.Për herë të parë në historinë e njerëzimit janë zyrtarizuar dasmat e homoseksualëve. Në shumë vënde perëndimore dy burra jetojne se bashku pa asnjë lloj problemi sikur kjo te jetë nje fenomen natyral.Bota jonë pakë hohë përpara shfaqjes së antikrishtit po përfundon në degjenerim total dhe katastrofë.

Në Botswana Sida kthehet në epidemi

Botswana është duke përjetuar një nga epidemitë më të rënda HIV / AIDS-it në botë.Bëhet fjalë për një nga shtetet më të pasura të Afrikës ku mirqënia është më e lartë se në vëndet e Ballkanit.Një në katër te rinjë është prekur nga sëmundja e Sidës.

Familja është elementi bazë i shoqërisë

Është për të ardhur keq që numri i divorceve mes praktikuesve të Krishter është afërsisht i njëjtë me atë të botës mosbesuese. Bibla e thotë qartë se Perënida e urren divorcin  dhe që pajtimi dhe falja duhet të mbizotërojnë në jetën e një besimtari (Efesianëve 4:32). Sipas Biblës, plani i Perëndisë është që martesa të jetë një përkushtim jetëgjatë.  Fraza “me përjashtim të tradhëtisë bashkëshortore” është e vetmja arsye në Shkrime që Perëndia mund ta lejojë  divorcin.Jezusi është duke thënë  se divorci është i mundur në rast se është kryer imoralitet seksual.Sipas urdhërimeve të Jezusit të divorcuarit nuk mund te rimartohen(nuk lejohet dasma e dytë).Përjashtim bëjnë vetëm vejushet dhe burrat,gratë e të cilëve janë ndarë nga jeta.                      «Ai u përgjigj dhe tha: "A nuk keni lexuar që Ai që krijoi njerëzit në fillim, i bëri ata mashkull e femër,
dhe tha: ‘Për këtë arsye njeriu do të lërë atin e nënën dhe do të bashkohet me gruan e vet dhe të dy do të jenë një mish’?
Kështu pra, nuk janë më dy, por një mish. Prandaj atë çka bashkon Perëndia, të mos e ndajë njeriu."...Por po ju them, kushdo që të lërë gruan, përveç rastit të imoralitetit, dhe të martohet me një tjetër, shkel kurorën."»Mateu 19:5,6,9.«U them të pamartuarve dhe vejushave, që mirë është për ta të mbeten siç jam unë.
Por nëse nuk e përmbajnë dot veten, le të martohen, sepse më mirë është të martohesh sesa të digjesh përbrenda.
Por të martuarve u bëj thirrje, jo unë, por Zoti, që gruaja të mos ndahet nga burri;
(po u nda, le të mbetet e pamartuar, përndryshe të pajtohet me të shoqin) dhe burri të mos e lërë gruan e vet»1Korintasve 7:8,9,10,11.
(Lexoni biblën online në adresën:http://www.albanianbible.com/albanian_nt.htm     ose www.bibla shqip.com).

Shqipëria në NATO

Procesi i globalizimit nuk është gjë tjetër veçse një konspiracion i madh i iluminantëve për të sunduar botën.Një elitë e vogël ndërkombëtare  që dominon ekonominë botërore dhe që qëllimisht shkakton inflacione dhe kriza ekonomike ka shkaktuar dhe financuar pothuajse të gjitha luftrat e mëdha  gjatë viteve  të fundit,.Në fundvitin 2001 administrata e Bushit filloi “Luftën kundër Terrorizmit.”Presidenti George W. Bush kishte vendosur që të dërgonte forcat ushtarake amerikane për të pushtuar Irakun, edhe pse nuk kishte një arsye urgjente për ta bërë këtë.Ata nuk patën asnjë arsye për të besuar se SHBA apo aleatët e tyre përballeshin me ndonjë kërcënim të shpejt dhe të pashmangshëm. Llogaritet se 100 mijë irakian, e ndoshta më shumë, kanë vdekur si rezultat i këtij konflikti. Deri  tani ka 4416 ushtarë amerikanë të vrarë dhe ndoshta më shumë se 30 mijë të plagosur dhe dhuna vazhdon edhe sot....  


C thotë Bibla për NATON?

 Nato është një ushtri e mbretërisë së padukshme sataniste që ekzistonë përtej shikimit njerëzor dhe kryen manipulimin që nga errësira për  kontrollin dhe varësinë totale të botës nga diktatura drakoniane e antikrishtit.Ajo është një ushtri  e fuqive të mëdha elitare boterore, që fshihet nën petkun e demokracisë dhe alenacave midis shteteve gjoja sovrane!! Shqipëria me hyrjen në NATO ka firmosur mandatin e skllavërisë së saj, pra është kthyer sërisht mish për top në shërbim të elitave botërore dhe nevojave te tyre !!Mediat dhe politikanët shqiptarë kanë bërë një punë të madhe për lavazhon e trurit të shqipëtarëve për “rëndësinë” e hyrjes së Shqipërisë në Nato.Turmat vërshuan rrugëve si në kohën e traktatit te Varshavës për të festuar hyrjen e Shqiperise ne Nato. Shqipëria ka hyrë kështu në  biznese te fëlliqura  të armëve dhe luftrave.                                                                                                   Selia qëndrore e NATOS ndodhet në Brukselin e 666...

HARMAGEDON:Beteja midis Natos dhe Perëndisë                   Forcat “paqeruajtëse ” të NATOS do të shkelin qytetin e shënjtë Jeruzalemin për 42 muaj(42 muajt e fundit të botës ) në ditët e Mundimit te Madh të antikrishtit   (  Lexoni Biblën online në internet në gjuhën shqipe në adresën:  www.albanianbible.com/Dhjata.Re/Zbulesa/Zbulesa_7.htm).   « Por oborrin që është jashtë tempullit mos e mat, sepse është lënë në dorë të kombeve, të cilët do ta shkelin me këmbë qytetin e shenjtë për dyzet e dy muaj»   Zbulesa 11:2.

Përgatitjet për Harmagedonën

«12 Edhe engjëlli i gjashtë e zbrazi gotën e vet mbi Eufratin, lumin e madh: uji u shter për t’u hapur udhën mbretërve të Lindjes(Ushtritë e Kinës dhe të vëndeve të tjera Aziatike do te vinë në Lindjen e Mesme dhe do të bashkohen me forcat e Natos për të luftuar me Perëndinë)

13 Atëherë pashë: nga goja e Dragoit(djalli), nga goja e Egërsirës(antikrishti) dhe nga goja e Profetit të rrejshëm(papa i Romes) dilnin tre shpirta të ndytë - si bretkosa.

14 Këta, në të vërtetë, janë shpritra djajsh që bëjnë shenja të çuditshme.

Shkuan të bashkojnë në luftë mbretërit e mbarë botës, për Ditën e madhe të Hyjit të gjithëpushtetshëm.

15 Ja, po vij si vjen vjedhësi! I lumi ai që rri zgjuar dhe i ruan petkat e veta që të mos ecë zhveshur dhe të mos i shihet trupi!

16 Dhe i bashkuan në një vend që hebraisht quhet Harmagedon»Zbulesa16:12-16.

«11 Po edhe Egërsira që ishte e nuk është, edhe ajo është i teti mbret, është një në numrin e të shtatëve dhe shkon në humbje(Plaga vdekjeprurëse e antikrishtit do të shërohet për shkak të një magjie dhe ai do te rishfaqet përsëri,Zbulesa13:3)

12 Po edhe dhjetë brirët që ti pe, janë dhjetë mbretër(politikanë të dhjetë shteteve të cilët janë gjithashtu dhjetë udhëheqësit e fundit të qeverisë botërore) që ende nuk e kanë marrë mbretërinë, por do ta marrin pushtetin si mbretër vetëm për një orë bashkë me Egërsirën. 13 Nuk kanë veçse një qëllim: ta vënë në shërbim të Egërsirës (antikrishti)pushtetin e vet dhe fuqinë.

14 Ata do të bëjnë luftë me Qengjin(Jezus Krishti) - por Qengji do t’i mundë, sepse Ai është Zotëria i zotërinjve dhe Mbreti i mbretërve»Zbulesa17:11-14.

«19 Atëherë pashë Egërsirën e mbretërit e dheut dhe ushtritë e tyre, të bashkuara për të filluar luftën me Atë (Jezus Krishti)që rrinte në kalë dhe me ushtrinë e tij.

20 Egërsira u zu rob dhe bashkë me të edhe Profeti i rrejshëm që në praninë e saj bënte shenja të mrekullueshme me të cilat gënjente ata që morën vulën e Egërsirës(bar-code 666 në dorën e djathtë) dhe adhuruan truporen e saj. Të dy gjallë u hodhën në liqenin e zjarrtë që digjet me sulfur. 21 Të tjerët u prenë me shpatën që dilte nga goja e Kalorësit»Zbulesa 19:19-21.

 

Predikimi i ungjillit në të gjithë globin

«Ky ungjill i mbretërisë do të predikohet në të gjithë botën për një dëshmi për gjithë kombet. Dhe pastaj do vijë fundi» Mateu 24,16.Siç është shkruar në Bibël, ungjilli i mbretërisë do të predikohet në të gjithë botën  dhe kjo gjë me të vërtetë sot po ndodh.Në epokën moderne  ungjilli po përhapet në botë si rrufe.Bibla, një libër i frymëzuar nga Perëndia është përkthyer në të gjitha gjuhët e botës,ne miliarda kopje dhe mbetet libri më i lexuar i të gjitha kohërave.

Enciklopedia e Barkodit

Në qoftë se klikoni në internet për të parë enciklopedinë e bar kodit do tju shfaqen                   këto pamje.Majtas,ne mes dhe djathtas jane 3 baret(start,middle,end).Po të shikoni djathtas dhe të krahasoni baret Middle dhe End do të kuptoni se u përshtatet pa dyshim numri 6.Pra 666 gjendet në cdo barkod.Shfaqja e barkodit tregon se jemi shumë afër fundit të Botës.